Brick Award 2018 winners

Wienerberger Brick Award 2018: tribute ndaj arkitekturës me tulla të cilësisë së lartë

Arkitektë nga e gjithë bota paraqesin qasjet e tyre moderne e inovative me materiale qeramike: u paraqitën rreth 600 projekte nga 44 vende të ndryshme. Fituesit e Wienerberger Brick Award 2018 lanë mbresa me përqasje arkitekturale të guximshme dhe krijuese për hapësira banimi të qëndrueshme dhe përparimtare.

Arkitektura ofron zgjidhje për sfidat shoqërore.

Vienë, 28 Maj 2018. Arkitektura ka një rol të rëndësishëm ndërmjetësues duke përcaktuar lidhjen ndërmjet njerëzve dhe ndërtimit që na rrethon. Veçanërisht në zona urbane, ndihet nevoja për qasje inovatitve dhe krijimin e ambienteve sa më tërheqëse të punës dhe rezidenciale.

Arkitektura duhet të rikrijojë vetveten vazhdimisht duke punuar me forma, materiale dhe koncepte përdorimi të reja. Përveç aspirateve estetike, ka rregulla strikte teknike dhe kërkesa cilësore gjithmonë e më të shtuara për t’u plotësuar. Çështjet e prodhimit të qëndrueshëm siç janë ndërtesat me energji efikase dhe riciklimi, janë sa të detyrueshme aq edhe të pashmangshme sot. Në të njëjtën kohë, banesat e përballueshme janë një aspekt i qënësishëm i cili duhet të mbahet në mendje.

Wienerberger Brick Award 2018 arkitektura

Wienerberger Brick Award mbështet inovacionin dhe kreativitetin.

Wienerberger Brick Award u mundëson arkitektëve nga e gjithë bota një mundësi për të treguar arkitekturë moderne e innovative me materiale qeramike. Ka për qëllim të frymëzojë arkitektët dhe projektuesit të ndajnë koncepte dizajni dhe të eksplorojnë mënyra të reja të realizimit të ideve në ndërtim. 2018-a shënon herën e tetë që Wienerberger prezanton këtë çmim të shquar ndërkombëtar. Afro 600 projekte nga 44 vende u paraqitën këtë vit me një fokus të veçatë Evropian.

Arkitektura duhet të fokusohet tek qeniet njerëzore dhe nevojat e tyre.

“Projektet e paraqitura këtë vit lanë mbresa tek juria me cilësinë dhe frymën inovatore. Ato përfaqësojnë koncepte arkitektonike të guximshme dhe kreative për hapësira banimi të qëndrueshme dhe përparimtare. Kjo, duke patur në mendje ngahera pikën më të rëndësishme të referencës në arkitekturë-individin. Kur krijohet hapësirë e re banimi, fokusi kryesor duhet të jetë në qeniet njerëzore dhe nevojat e tyre. Jemi krenarë që kaq shumë projekte urbane inovatore përmbushin sfidat e aktuale shoqërore duke përdorur materiale ndërtimore natyrore prej qeramike, për të krijuar hapësira banimi të përballueshme dhe me cilësi të lartë,” komentoi Heimo Scheuch, Drejtori Ekzekutiv i Wienerberger AG, duke përshkruar projektet ndërkombëtare.

Wienerberger Brick Award 2018 arkitektura

Këtë vit 7 projekte u nderuan me çmimin Wienerberger Brick Award.

Çmimet u dhanë në kategoritë më poshtë: “Feeling at home”, “Living together”, “Working together”, “Sharing Public Spaces” si dhe “Building outside the box”. Kategoria e fundit synon konceptet inovatore dhe mënyrat e përdorimit të tullës, teknologji të reja ndërtimi ose përdorimi i tullave të prodhuara posaçërisht si dhe zbukurimeve të reja në projekt.

Çmimet përfaqësojnë një shumë të përgjithshme prej € 34,000.

Vlerësimit iu atribua një shumë prej € 34,000 për pesë kategoritë e çmimeve, përfshirë fituesit e “Grand Prize” dhe “Special Prize”. Në fund të fazës së dorëzimit një juri e parë e pavarur përzgjodhi 50 projekte paraprake. Nga kjo listë e dytë, një juri prej 5 arkitektësh të mirënjohur ndërkombëtarisht, përzgjodhën fituesit.

Westkaai Towers 5 & 6 | © Peter Cook

Kategorinë “Living together”

Këtë vit, 2 projekteve iu dha çmimi i madh "Grand Prize". Njëri shkoi tek Westkaai Towers 5 & 6 nga Tony Fretton Architects. Ndodhen në Holandë – kullat janë pjesë e një projekti më të madh rezidencial brenda një lagjeje të re me funksionalitet të larmishëm. Falë muraturës, një shprehje e përgjithshme monumentale kombinohet me një fasadë individuale. Ky projekt është gjithashtu fitues në kategorinë “Living together”.

Kunstmuseum Basel Extension | © Rory Gardiner

Kategorinë “Sharing public spaces”

Fituesi i dytë i çmimit "Grand Prize", Kunstmuseum Basel Extension nga Christ & Gantenbein, Zvicër, përshtatet mirë me ndërtesën ekzistuese. Ndërtesa e vetmuar me tullën e përhimtë lidhet me një sallë nëntokësore me ndërtesën kryesore. Drita LED integrohen në fasadë në brazdat në formë relievi të realizuara me tulla të modeluara – duke informuar kalimtarët në lidhje me ekspozitat aktutale. Gjithashtu, ky projekt vjen si fitueskategorinë "Sharing public spaces"

Atlas House

Kategorinë “Feeling at home”

kategorinë “Feeling at home” Atlas House nga Monadnock, Holandë, mundi ta bindte më shumë jurinë. Një hapësirë banimi private e organizuar në tre kate në një truall të vogël, është një përgjigje e mirë se si shtëpitë private cilësore mund të ndërtohen në shkallë të vogël. Muratura si brenda ashtu edhe jashtë janë detajuar me kujdes dhe përshtaten në mënyrë të përsosur me shtëpinë.

Terra Cotta Studio

Kategorinë “Working together”

Terra Cotta Studio nga Tropical Space është vendi i punës dhe i banimit i një artisti të famshëm qeramike në Vietnam. Fituresi i kategorisë “Working together” është një kub prej tullash në breg të një lumi, gardhe bambuje e mbrojnë veprën e artit nga përmbytjet e mundshme. Hapësirat e veçanta të krijuara në fasadë tërheq vëmendjen me shikimin e parë dhe lejon erën të depërtojë dhe ta freskojë ambientin në mënyrë natyrale. Ndërtesa kombinon punën e prodhimit si dhe banimin.

Värtan Bioenergy CHP Plant

Kategorinë “Building outside the box”

Fituesi i kategorisë “Building outside the box” Värtan Bioenergy CHP Plant nga U.D. Urban Design & Gottlieb Paludan Architects, ndodhet në qytetin e Stokolmit. Përfshin fabrikën më të madhe urbane në botë të prodhimit të energjisë me bio-karburant e cila jep një kontribut të ndjeshëm në reduktimin e shkarkimeve të CO2 në qytet. Pjesa mbi tokë e fabrikës është veshur me një fasadë të harkuar me elemente qeramike vertikale.

San Bernardo chapel

Fitues i “Special Prize”– Kategoria: “Sharing public spaces”

Ky fitues i Special Prize, Kisha e Shën Bernardo nga Nicolás Campodonico Estudio, është një kryevepër e vogël. I kushtohet shenjtorit mbrojtës të një komuniteti të vogël ku është ndërtuar, në Pampën argjentinase. As uji i rrjedhshëm dhe as energjia elektrike nuk janë të disponueshme në objekt. Vetëm drita e diellit dhe natyra përcaktojnë atmosferën. Drita e diellit, së bashku me 2 shtylla druri i bëjnë hije një kryqi kristian në murin lindor një herë në ditë. I përket kategorisë: “Sharing public spaces”.

Old church Vilanova de la Barca

Fitues i “Special Prize”– Ketegoria: “Building outside the box”

Rigjallërimit të kishës së vjetër “Vilanova de la Barca” nga AleaOlea architecture & landscape iu dha çmimi i dytë "Special Prize". Kisha që daton që në shekullin e 13-të, u shkatërrua gjatë luftës civile spanjolle. Rinovimi i saj është një qasje e pazakontë në trajtimin e materialeve ndërtimore historike. Projekti tregon gjithanshmërinë dhe përshtatshmërinë e tullave dhe krijon një dialog unik ndërmjet të tashmes dhe historisë. Projekti u rendit në kategorinë: "Building outside the box".

Më shumë informacion tek: www.brickaward.com

Artikuj të ngjashëm