Tulla Wienerberger - një produkt miqësor ndaj mjedisit
Tulla Wienerberger - një produkt miqësor ndaj mjedisit
Kompania Wienerberger, pas ardhjes në Kroaci, ka investuar në modernizimin e teknologjisë dhe rritjen e cilësisë dhe kapacitetit të prodhimit. Sot kompania Wienerberger prodhon tulla të cilësisë së lartë dhe me karakteristika të veçanta. Prodhohet sistemi Porotherm, që me karakteristikat e tij të shkëlqyera termike dhe sizmike e bëjnë atë një produkt unik në tregun.
Për prodhimin e tullave përdorim tre produkte: argjilën, dheun dhe tallashin, të cilat i sigurojmë nga vendndodhjet më të afërta. Argjilën e sigurojmë nga vendet tona, ku gërmohet në vendet e prodhimit. Dheu gjithashtu sigurohet nga vendet tona, kurse tallashin e mbledhim në fabrikat anembanë Kroacisë. Tallashi shtohet për shkak se e zvogëlon tkurrjen, që pastaj e deformon dhe e pëlcet produktin dhe gjithashtu e ul kohën e tharjes dhe energjinë e nevojshme pasi krijon nxehtësi shtesë në djegie. Kjo lëndë ndihmon që tulla të jetë rezistuese ndaj humbjes së nxehtësisë.
Procesi prodhimit fillon me përzierjen e lëndës së parë në raportin 3:1:1. Argjila së pari laget, përzihet dhe shtyhet në presën me vakum. Nga presa del shiriti i vazhduar i cili pritet me tela të tendosur.
Tullat e tilla të papërpunuara radhiten në vagonët për tharje dhe transportohen te tharësja. Tharja e tullave bëhet në furrën tunel, ku lëshohet ajër i nxehtë. Tullat piqen në furrnaltë. Ajo është e ndërtuar në sistemin e tunelit me mure të dyfishtë. Koha e nevojshme për kalimin e mallrave në furrë është 20-25 orë. Sasia e mallrave të pjekura është 60 vagonë në ditë.
Malli i përfunduar ndahet, vendoset në paleta dhe paketohet. Paketimi kryhet me vendosjen automatike të mbështjellësit. Magazinimi i mallrave bëhet në tre rreshta njëri afër tjetrit. Paketimi i tillë i mallrave është i mbrojtur me mbështjellës termik i cili nuk thith ujë nga reshjet, e as nuk kanë probleme të tjera, për shkak të kushteve të motit.
Prodhimet Wienerberger kanë cilësi të lartë që kontrollohet përgjatë tërë procesit të prodhimit. Prandaj tulla Wienerberger është zgjedhja më e mirë. “Tulla. Të krijuara enkas për ty”.
Abonohuni në 'newsletter'-in tonë dhe jini të parët të zbuloni të rejat tona më të fundit, produktet e reja, lojërat etj.
Gjithçka që ju duhet është të vendosni emrin dhe email-in tuaj.