Kompania Wienerberger është prodhuesi më i madh i tullave dhe i tullave të fasadës, udhëheqës tregtar për çatinë me tjegulla argjile në Evropë dhe i pllakave të betonit për shtrim në Evropën Qendrore dhe Lindore.
Kompania Wienerberger është prodhuesi më i madh i tullave dhe i tullave të fasadës, udhëheqës tregtar për çatinë me tjegulla argjile në Evropë dhe i pllakave të betonit për shtrim në Evropën Qendrore dhe Lindore.
Wienerberger Builidng Solutions (WBS) është e pranishme në 31 shtete të Evropës, si edhe në Kinë, Indi dhe SHBA. Ajo numëron më shumë se 10.200 të punësuar dhe zotëron 227 fabrika prodhimi në 27 vende. Kompania Wienerberger është themeluar në Vjenë, në vitin 1819, ku e ka selinë edhe sot.
Ne jemi pjesë e grupit Wienerberger
Kompania Wienerberger AG është furnizues botëror i materialeve ndërtimore dhe zgjidhjeve infrastrukturore me seli në Vjenë. Ne jemi prodhuesi i vetëm shumëkombësh i blloqeve të argjilës për mure, tullat fasade dhe tjegullave argjile, sistemeve të gypave të plastikës apo të qeramikës, si edhe të pllakave të argjilës dhe të betonit.
Ne jemi prodhuesi më i madh botëror i blloqeve të argjilës, ndërsa kompania udhëheq tregun edhe në segmentet tona të tjera të punës. Duke pasur parasysh se është themeluar në vitin 1819, mund të krenohemi me 200 vjet biznes të suksesshëm.
Ne jemi pjesë e njësive të biznesit WBS, veprimtaria bazë e së cilës është prodhimi, furnizimi dhe shpërndarja e materialit të ndërtimit nga argjila.
Zyrat e selisë së WBS gjenden në adresën Wienerberg në Vjenë, Austri, nga ku edhe vjen emri i kompanisë. Në atë vend, e ka një zyrë biznesi edhe kompania Wienerberger AG.
Abonohuni në 'newsletter'-in tonë dhe jini të parët të zbuloni të rejat tona më të fundit, produktet e reja, lojërat etj.
Gjithçka që ju duhet është të vendosni emrin dhe email-in tuaj.