Brick Award 18 Submission ad banner

Brick Award 2020

Bëhet fjalë për një prej çmimeve më prestigjioze që akordohet çdo dy vjet dhe përfshin projekte që lënë përshtypje të fuqishme e të gjatë në arkitekturë. Shpërblimi tjetër Wienerberger Brick Award do të ndahet në vitin 2018.
 

Projektet që mund të marrin pjesë në garë

“Brick Award '18” një theks të veçantë i kushton integrimit natyror në mjedis, gjeometrisë, karakterit, por edhe kualitetit të ndërtesës dhe ndriçimit.

Që të konkurrojë në garë, një pjesë e madhe e projektit duhet të kryhet me tulla, ndërsa përfundimi i punimeve të projektit duhet të ndodhë në vitin 2014 ose më vonë. Do të vlerësohen ndërtesat e reja, të rindërtuara ose të rinovuara, që janë energjetikisht efikase dhe ekologjikisht të pranueshme.

Duhet shpjeguar mënyra, se si këto projekte do të përmirësojnë kualitetin e jetësës, duke pasur një qasje të përgjegjshme dhe të qëndrueshme ndaj arkitekturës. Në kohë të regjistrimit të projektit në konkurs, duhet treguar, se për cilën kategori konkurron objekti

Kategoritë e projektit:

  • Feeling at home

Shtëpi për një familje, shtëpi në vazhdim dhe projekte më të vogla, të grupuara të ndërtuara sipas standardeve të larta të arkitekturës, që ofrojnë hapësira të rehatshme, të shëndetshme dhe të qëndrueshme për jetesë.

  • Living together

Shtëpi për shumë familje: zgjidhje inovuese banesore, që kanë marrë parasysh trendet dhe sfidat e urbanizimit modern, siç janë mungesa e hapësirës, sfidat shoqërore dhe konceptet e reja të të jetuarit.

  • Working together

Të rehatshme, të bukura estetikisht dhe ndërtesa komerciale funksionale, zyra dhe objekte industriale.

  • Sharing public spaces

Të rehatshme, estetikisht të përshtatshme dhe ndërtesa publike funksionale për shkollim, kulturë dhe për qëllime shëndetësore, lokale publike dhe projekte infrastrukturore.

  • Building outside the box

Koncepte inovuese dhe mënyra të përdorimit të tullave, përdorimi i teknologjive të reja të ndërtimit, lloje të veçanta të tullave, tulla unikate dhe zbukurime të veçanta.

Kriteret

  • Një pjesë e madhe e projektit duhet të kryhet nga tullat (tulla për mure, fasada, shtrime, tjegulla dhe produkte të tjera nga argjila);
  • Projekti duhet të nominohet brenda një kategorie;
  • Viti i përfundimit të projektit duhet të jetë viti 2014 ose më vonë;
  • Projekti mund të përfshijë ndërtesa të reja, të rindërtuara dhe të rinovuara;
  • Projekti mund ta përfshijë tullën e re dhe të përdorur;
  • Projekti duhet të sqarojë, se në cilën mënyrë përparohet kualiteti i të jetuarit nëpërmjet qasjes me përgjegjësi dhe të qëndrueshme në arkitekturë;
  • Përdorimi i produkteve të Wienerberger nuk është kusht për pjesëmarrje.

Paraqitja

Para vetë nominimit për garën ndërkombëtare Brick Award ‘18 do të realizohet gara në nivel rajonal Brick Award 17 SEE, në të cilën ekspertët do t’i zgjedhin projektet më të mira nga i gjithë rajoni (Sllovenia, Kroacia, Bosnjë e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova).

Të gjitha punimet që arrijnë deri më 10 prill 2017 do t’i vlerësojë këshilli profesional që përbëhet nga arkitektë me renome, anëtarë të Odës për arkitekturë dhe për planifikim hapësinor të Odës së Arkitektëve të Sllovenisë dhe të Kroacisë .
 
Projektet e zgjedhura në nivel rajonal do të paraqiten në garën ndërkombëtare Brick Award 18!

 

 

Për të gjitha informacionet shtesë ne jemi në dispozicionin tuaj.

Më shumë informacione rreth Brick Award-it.

Urban roofers builder standing on roof checking toof tiles wearing hard hat and safety jacket

Keni pyetje rreth nesh ose produkteve tona?

Na kontaktoni dhe do t'ju ndihmojmë!

Mbështetje e personalizuar

Keni nevojë për ndihmë?

Dëshironi një ofertë të personalizuar?

Gjeni një distributor

Gjeni distributorin më të afërt

Abonohuni në 'newsletter'

Mos humbisni të rejat më të fundit nga ne

Artikuj të ngjashëm