Bëhet fjalë për një prej çmimeve më prestigjioze që akordohet çdo dy vjet dhe përfshin projekte që lënë përshtypje të fuqishme e të gjatë në arkitekturë. Shpërblimi tjetër Wienerberger Brick Award do të ndahet në vitin 2018.
“Brick Award '18” një theks të veçantë i kushton integrimit natyror në mjedis, gjeometrisë, karakterit, por edhe kualitetit të ndërtesës dhe ndriçimit.
Që të konkurrojë në garë, një pjesë e madhe e projektit duhet të kryhet me tulla, ndërsa përfundimi i punimeve të projektit duhet të ndodhë në vitin 2014 ose më vonë. Do të vlerësohen ndërtesat e reja, të rindërtuara ose të rinovuara, që janë energjetikisht efikase dhe ekologjikisht të pranueshme.
Duhet shpjeguar mënyra, se si këto projekte do të përmirësojnë kualitetin e jetësës, duke pasur një qasje të përgjegjshme dhe të qëndrueshme ndaj arkitekturës. Në kohë të regjistrimit të projektit në konkurs, duhet treguar, se për cilën kategori konkurron objekti
Shtëpi për një familje, shtëpi në vazhdim dhe projekte më të vogla, të grupuara të ndërtuara sipas standardeve të larta të arkitekturës, që ofrojnë hapësira të rehatshme, të shëndetshme dhe të qëndrueshme për jetesë.
Shtëpi për shumë familje: zgjidhje inovuese banesore, që kanë marrë parasysh trendet dhe sfidat e urbanizimit modern, siç janë mungesa e hapësirës, sfidat shoqërore dhe konceptet e reja të të jetuarit.
Të rehatshme, të bukura estetikisht dhe ndërtesa komerciale funksionale, zyra dhe objekte industriale.
Të rehatshme, estetikisht të përshtatshme dhe ndërtesa publike funksionale për shkollim, kulturë dhe për qëllime shëndetësore, lokale publike dhe projekte infrastrukturore.
Koncepte inovuese dhe mënyra të përdorimit të tullave, përdorimi i teknologjive të reja të ndërtimit, lloje të veçanta të tullave, tulla unikate dhe zbukurime të veçanta.
Para vetë nominimit për garën ndërkombëtare Brick Award ‘18 do të realizohet gara në nivel rajonal Brick Award 17 SEE, në të cilën ekspertët do t’i zgjedhin projektet më të mira nga i gjithë rajoni (Sllovenia, Kroacia, Bosnjë e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova).
Të gjitha punimet që arrijnë deri më 10 prill 2017 do t’i vlerësojë këshilli profesional që përbëhet nga arkitektë me renome, anëtarë të Odës për arkitekturë dhe për planifikim hapësinor të Odës së Arkitektëve të Sllovenisë dhe të Kroacisë .
Projektet e zgjedhura në nivel rajonal do të paraqiten në garën ndërkombëtare Brick Award 18!
Për të gjitha informacionet shtesë ne jemi në dispozicionin tuaj.
Më shumë informacione rreth Brick Award-it.
Dëshironi një ofertë të personalizuar?
Gjeni distributorin më të afërt
Mos humbisni të rejat më të fundit nga ne