Porotherm DRYFIX.extra është një ngjitës një-komponent që përdoret ekskluzivisht për ngjitjen e tullave Porotherm PROFI.
Porotherm DRYFIX.extra është një ngjitës një-komponent që përdoret ekskluzivisht për ngjitjen e tullave Porotherm PROFI.
Tundeni të paktën 20 herë para përdorimit. Futeni dozën në pistoletën e ngjitjes duke e shtypur (jo shumë fort). Hiqni kapakun e dozimit dhe pastaj shtypeni dorezën (për të mbushur tubin e pistoletës) për të paktën 2 sekonda për ta nxjerrë ngjitësin nga pistoleta.
Pistoleta e ngjitjes tani është gati për përdorim (mbajeni të ngritur lart). Nivelin e nxjerrjes së ngjitësit e rregulloni me anë të dorezës, kurse me vidën e dozimit mund ta kufizoni sasinë e daljes së ngjitësit. Shtroni dy shtresa ngjitësi me një diametër afërsisht 2 cm në nivelin e sipërfaqes ose më pas në tullë, paralele njëra me tjetrën dhe në një largësi prej 5 cm nga buzët e jashtme dhe të brendshme të tullës.
Tullat duhet të filloni t’i vendosni (të bashkoni kanalet mashkull dhe femër) para se ngjitësi të fillojë të krijojë filmin e hollë, p.sh. rreth tre minuta pas vendosjes së ngjitësit. Tullat e vendosura nuk duhet të hiqen ose të lëvizen, pasi pastaj duhet ta vendosni nga e para të gjithë sasinë e ngjitësit (dy shtresa paralele).
Dëshironi një ofertë të personalizuar?
Gjeni distributorin më të afërt
Mos humbisni të rejat më të fundit nga ne