Sistemi Porotherm me veçori të jashtëzakonshme ngrohëse i destinuar për ndërtimin e objekteve energjetike efikase siç janë: ndërtesat me energji pothuajse zero, shtëpitë pasive dhe me sistem të ulët energjetik.
Sistemi Porotherm me veçori të jashtëzakonshme ngrohëse i destinuar për ndërtimin e objekteve energjetike efikase siç janë: ndërtesat me energji pothuajse zero, shtëpitë pasive dhe me sistem të ulët energjetik.
Me Sistemin Porotherm Profi të ndërtimit ndërtoni në mënyrë efikase energjetike dhe kurseni energjinë menjëherë dhe përgjithmonë.
Veçoritë karakteristike, saktësia e montimit, sistemi i çertifikuar dhe garancia janë cilësi të jashtëzakonshme të sistemit të ndërtimit Wienerberger.
Duke përdorur tulla Porotherm Profi, siguroni ndërtim të shpejtë dhe kështu hyni shpejt në shtëpinë tuaj të re.
Le të jetë shtëpia juaj me tulla kondicioneri më i mirë natyror.
Produktet e argjilës Porotherm me një dizajn të veçantë për vendosjen e llaçit me xhepa për shtim sigurie. Tullat janë ideale për ndërtimin e shtëpive familjare dhe të objekteve të banimit.
Formati i madh i tullës me xhep llaçi S garanton ndërtim më të sigurt dhe më të shpejtë duke përdorur më pak llaç në zonat aktive sizmike.
Shtëpitë e ndërtuara me Tulla POROTHERM janë vlerë e investuar për breza, duke e ruajtur gjithnjë cilësinë e njëjtë të banimit - për tërë jetën!
Me zgjedhjen e sistemit POROTHERM të ndërtimit jeni një hap më afër efikasitetit energjetik të Shtëpisë Suaj të ardhshme!
Tulla Porotherm karakterizohet nga dizajni i veçantë (sistemi me xhepa llaçi) për ndërtim në zonat sizmike (S = bllok sizmik) dhe ka një rezistencë më të madhe ndaj tërmetit. Sistemi për xhepat e llaçit ndihmon më shumë nga rritja e rezistencës në tërheqjen e mureve. Tulla Porotherm, për shkak të zgjidhjes së saj unike është e mbrojtur me patentë.
Produktet Porotherm janë projektuar për ndërtimin e mureve ndarëse. Ato janë pjesë e sistemit të ndërtimit Energy+ dhe Comfort.
Kontrolli i çertifikuar i cilësisë, thjeshtësia e përdorimit të sistemit DryFix ose llaçit dhe puthitja tip femër-mashkull mundëson ndërtimin e saktë dhe cilësor të mureve ndarëse. Muret ndarës me qëndrueshmëri ndaj zjarrit Porotherm Profi EI 90 janë një garanci më shumë për siguri dhe mbrojtje.
Me aplikimin e sistemit DryFix të ndërtimit ndërtoni 50% më shpejt dhe më saktë pa përdorim të llaçit. Thjeshtësia e përpunimit mundëson aplikimin edhe për rikonstruksione dhe shtesa, pastër, thatë dhe shpejt.
Është pjesë e sistemit të çertifikuar të ndërtimit Energy+ dhe Comfort në përputhje me llojin e tullave të zgjedhura.
Zgjidhjet speciale për ndërtimin me sistemin Porotherm do të sigurojnë klimë më të shëndoshë, mbrojtje akustike të shkëlqyer, siguri dhe do të ruajnë vlerën e përhershme të investimit.
Sistemi Porotherm i ndërtimit të mureve për izolim akustik, për breza dhe arkitrarë ju sigurojnë klimë natyrale dhe cilësi të lartë të ndërtimit.
Sistemet e çertifikuara të murit, kapaciteti mbajtës i arkitrarëve të paranderur na mundëson zgjidhjen edhe në situatat me të vështira.
Elementet plotësuese të cilat janë pjesë përbërëse të Sistemit Porotherm të ndërtimit të cilat mundësojnë përdorimin e thjeshtë dhe ndërtimin më të shpejtë.
Dëshironi një ofertë të personalizuar?
Gjeni distributorin më të afërt
Mos humbisni të rejat më të fundit nga ne