Karakteristikat e ndërtesës energjetikisht efikase dhe optimale duhet të përfshihen sa më herët në procesin e projektimit, që në fazën e zgjedhjes së idesë, pasi që në këtë mënyrë arrihen rezultatet më cilësore.
Në të kundërt, pasojat janë dëmtimi i konstruksionit, dhe bashkë me të edhe banimi jo i rehatshëm dhe jo i shëndetshëm. Ngrohja e këtyre hapësirave kërkon sasi më të madhe energjie, gjë që shpie në rritjen e çmimit të shfrytëzimit dhe të mirëmbajtjes së hapësirës, si dhe deri në ndotjen e mjedisit. Edhe ndotja e mjedisit ndikon në dëmtimin e ndërtesave dhe në dëmtimin e jetës dhe shëndetit të njeriut.
Përcaktimin e zgjidhjeve konstruktive duhet t’ia lini ekspertëve, në këtë rast arkitektëve!