Sarking ridge tile

Aksesorët për çatinë Tondach

Kënaquni me sigurinë dhe cilësinë afatgjate të çatisë suaj me të gjitha zgjidhjet e plota dhe origjinale për çatinë Tondach. Tjegullat e argjilës së kompanisë Wienerberger e bashkojnë teknologjinë më të re prodhuese dhe përputhshmërinë e lartë me mjedisin.

Risia luan një rol të rëndësishëm

Kompania Wienerberger përpiqet vazhdimisht, që t’i përmbushë kërkesat në rritje – dhe në këtë drejtim, risia luan një rol të rëndësishëm.

Siguria për papafingon

Membranat për çati inovative Tondach janë zgjidhja për nën çatinë. Membranat trishtresore të çative tejet të ajrosura dhe të papërshkueshme nga uji dhe era janë prodhuar me materialet më të mira. Membranat e çative Tondach ofrojnë sigurinë më të lartë dhe efektivitetin e kostos. Ato janë rezistuese ndaj rrezeve UV.

Rezistenca ndaj temperaturave shkon nga -40°C deri në +100°C.

Solar panels on a pitched roof
Veshje me panele diellore dhe fotovoltaike

Veshje me panele diellore dhe fotovoltaike

Tondach ofron zgjidhje të sigurt dhe me cilësi të lartë për vendosjen e lehtë të panelëve diellorë dhe fotovoltaike.

Ndriçimi i papafingove dhe daljet në çati

Me qëllim të ndriçimit të hapësirave të errëta Tondach ofron një gamë të gjerë zgjidhjesh elegante të dritareve të çative dhe daljeve në çati.

Vrimat e çative dhe ajrosja

Zgjidhjet e sistemit Tondach përfshijnë: gypat, pllakat, tjegullat dhe manshetat fleksibile. Ofrojnë mbrojtje të përhershme nga rrjedhja e ujit te vrimat e çative. Ajrosja  bëhet në pjesën e jashtme të çatisë, pa u vënë re dhe në mënyrë të thjeshtë. Ajrueset kanë dalje ajri me seksion prej 150cm2. Lidhja me hidroizolimin është hermetike ndaj ajrit dhe erës.

Tondach
Tondach

Zgjidhjet për kurorën dhe kreshtën e çatisë, daljet në çati dhe mbrojtjen nga zogjtë

Zgjidhjet nga Tondach për kurorën dhe kreshtën e çatisë janë të sigurta dhe të besueshme. Ato ofrojnë diçka shumë të rëndësishme dhe kjo është një çati që merr frymë. Kulmoret puthiten në mënyrë homogjene me identitetin pamor të çatisë. Elementet e kurorës dhe kreshtës i zgjidhin me besueshmëri problemet e lagështisë.

  • Shiriti i ajrimit prej alumini që vjen në rrotulla për fiksimin e kurorës dhe kreshtës të çatisë me një teknologji të patentuar nga Roof Grip Extreme e kompanisë Wienerberger paraqet brezin e ri të shiritave për fiksimin kurorës dhe kreshtës.
  • Teknologjia është e zhvilluar dhe e testuar për përdorim në sipërfaqet e qeramikës. Rezultatet e testimit treguan rezistencë në tërheqje tri herë më të madhe për sipërfaqet e glazuara, të engobuara dhe të kuqe natyrore, në krahasim me butilenin klasik, që shitet në treg.

Linjat e jashtme të çatisë

Dihet se kurora dhe skajet e çatisë janë pjesët më të ekspozuara ndaj goditjeve, erërave të forta, si dhe fatkeqësive të tjera natyrore. Aksesorët Tondach prej qeramike, kulmoret fillestare dhe fundore bashkë me tjegullat anësore janë zgjidhja e përkryer dhe e sigurt kundër shiut, breshrit dhe borës.

Mbrojtja nga erërat e forta

Kapëset Tondach kundër stuhive dhe vidat fiksuese për garantimin e sigurisë sipas normave më të fundit të ndërtimit.

Mbrojtja nga rrëzimi i borës nga çatia

Borëmbajtëset dhe aksesorët shtesë Tondach kujdesen për sigurinë dhe pengojnë rënien e pakontrolluar të borës nga çatia. Borëmbajtëset integrohen në mënyrë të padukshme dhe harmonike në tjegull, pa ia prishur pamjen çatisë.

Urban roofers builder standing on roof checking toof tiles wearing hard hat and safety jacket

Keni pyetje rreth nesh ose produkteve tona?

Na kontaktoni dhe do t'ju ndihmojmë!

Mbështetje e personalizuar

Keni nevojë për ndihmë?

Dëshironi një ofertë të personalizuar?

Gjeni një distributor

Gjeni distributorin më të afërt

Abonohuni në 'newsletter'

Mos humbisni të rejat më të fundit nga ne

Artikuj të ngjashëm