Бетонови изделия - colormix

Udhëzime teknike

Ngjyra dhe struktura

Devijimet në ngjyra dhe strukturë në produktet prej betoni janë të pashmangshme për shkak se në prodhimin e tyre përdoren lënde të para natyrore (çimento, rërë, etj.), të cilat i nënshtrohen luhatjeve natyrore. Produktet prej betoni me ngjyra përmbajnë pigmente me cilësi të lartë dhe rezistente ndaj rrezeve UV. Nën ndikimin e kushteve atmosferike, me kalimin e kohës mund të ndodhin ndryshime të papërfillshme në ngjyrën dhe strukturën e sipërfaqes. Dallimet që ekzistojnë fillimisht, mund të zbuten gjatë kohës së shfrytëzimit të shtresës. Duhet të kihet parasysh se ndryshimet në produkte bëhen më të dukshme nëse disa prej tyre ekspozohen në ndikimin e drejtpërdrejtë atmosferik dhe të tjera mbahen në ambiente të mbyllura. Për të arritur sipërfaqe të njëtrajtshme ngjyrash, është mirë të bëni kujdes që produktet, kur shtrohen, të nxirren nga palete të ndryshme dhe shtrimi i tyre pastaj të bëhet me faqen e tyre të drejtë sipër. Duhet të mbahet parasysh se mostrat e ekspozitës shërbejnë si orientim për vendimin tuaj personal. Dallimet në ngjyrë dhe strukturë janë të pashmangshme, por ato nuk ndikojnë në cilësinë e përdorimit të produkteve tona dhe prandaj nuk njihen nga ne si reklamim.

Shtrimi

Shtresat prej betoni rekomandohet të shtrohen sipas metodës së “montimit të thatë” edhe me qëllim që të barazohen devijimet e lejueshme në trashësinë e produkteve sipas BDS EN 1338/1339: 2005. Shtresa niveluese aplikohet me trashësi 4-6 cm mbi shtresën mbajtëse. Një trashësi më e madhe e shtresës niveluese mund rezultojë në shembje të shtresës. Përdoren fraksione të grimcuara nga grupet 2/4 mm, 4/8 mm, 8/11 mm (fraksioni më i imët), si dhe një kombinim ndërmjet tyre. Nënshtresa niveluese duhet të jetë e përshkueshme nga uji, prandaj zgjedhja e fraksionit varet nga trashësia e shtrimit dhe lloji i shtresës. Sidoqoftë, në asnjë rast grimca më e madhe nuk duhet të kalojë 11 mm.

Shtresa e aplikuar niveluese nuk duhet të ngjeshet!

Pas shtrimit dhe fugimit të shtresës, është e nevojshme kjo të vibrohet me një pllakë vibruese me jastëk gome ose silikoni. Më të përshtatshme janë pllakat me vibrime nga 250 kg deri në 650 kg në varësi të trashësisë së shtresës. Për të arritur nivelin e planifikuar, duhet të mbahet parasysh se shtresa niveluese pas ngjeshjes është 3-5 cm. Për metodën e shtrimit të lidhur ne rekomandojmë solucione drenazhimi prodhim fabrike, të cilat garantojnë rezistencë ndaj ngricave dhe sigurojnë kullimin e shtresës prej betoni. Kombinuar në një sistem me këto të përdoret fugë drenazhimi prodhim fabrike. Të ndiqen udhëzimet e prodhuesit! Të zbatohen kërkesat për ngjitje të shtresës në të hapur!

Që të sigurohet kullimi i mirë i sipërfaqes, kërkohet një pjerrësi tërthore prej të paktën 2% për shtresa me sipërfaqe të hollë dhe 2.5% për shtresa me sipërfaqe të ashpër.

Sigurimi ndaj rrëshqitjes

Në përgjithësi, produktet e betonit kanë siguri të mjaftueshme ndaj rrëshqitjes, me kusht që sipërfaqja të mos jetë trajtuar më tej. Produktet me sipërfaqe prej betoni kanë një koeficient rrëshqitjeje SRT = 45 dhe nuk kanë nevojë për prova shtesë (BDS EN 1338/1339: 2005).

Ngjyrime

Për shkak të ndikimit të atmosferës, mjedisit ose materialeve bazë, mund të shfaqen në raste të rralla ngjyrime të lehta në të verdhë ose kafe në sipërfaqe ose periferinë e produkteve në raste të izoluara. Meqenëse në ato kushte ne nuk mund të ndikojmë, këto ngjyrime nuk japin të drejtën për të bërë reklamime.

Gjerësia e fugës

Produktet e betonit që janë shtruar me fugë tepër të ngushtë ose baza e të cilave nuk e ka kapacitetin e duhur mbajtjes, ekspozohen ndaj ngarkesave në skajet e tyre, ku as betonet me cilësi të lartë nuk mund t'i rezistojnë. Pasojat e kësaj janë thyerja e skajeve. Ndaj, me qëllim që të parandaloni shembjen e skajeve të produkteve, ne rekomandojmë që gjerësia e fugës midis produkteve në shtresë të jetë së paku 5-8 mm. Ndarësit e integruar përdoren për të parandaluar shembje gjatë transportimit dhe jo për shënuar fugën e duhur.

Fugimi bëhet në dy faza. Fillimisht, fuga mbushet plotësisht me një furçë të përshtatshme me rërë kuarci të grimcuar nga grupet 0/2 mm, 0/4 mm, 0/8 mm, me sasi maksimale prej 0 - 0,1 mm maks. 5% dhe madhësia maksimale e kokrrës jo më shumë se 40% e gjerësisë së fugës. Pas vibrimit, fuga duhet të mbushet për herë të dytë dhe të laget me ujë. Kur kemi shtresa dhe pllaka me fuga të pjerrëta, mbushja duhet të bëhet në skajin e poshtëm të pjerrësisë. Përveç kësaj, është e nevojshme fugat të kontrollohen të paktën një herë në vit dhe, nëse është e nevojshme, të mbushen me rërë. Mos shtoni pluhur ose çimento.

Në rastet e të mënyrës së shtrimit të lidhur ose të përzier të shtresës prej betoni, ne rekomandojmë që gjerësia e fugës të jetë 8-15 mm. Rezistenca në shtypje e materialit të stukimit duhet të korrespondojë me ngarkesën e pritur dhe në asnjë rast nuk duhet të tejkalojë rezistencën në shtypje të shtresës. Duhet të zbatohen kërkesat teknike që vlejnë për ngjitje të shtresës. 

Reklamime

Produktet duhet të kontrollohen në kohën kur blihen dhe para përdorimit. Nëse konstatohen defekte të dukshme të cilësisë, ato duhet të paraqiten si reklamim para shtrimit. Produktet me defekt nuk duhet të instalohen! Në rast të një reklamimi të arsyeshëm, produktet zëvendësohen.

Mikro-plasaritje

Në disa raste, mund të shfaqen mikro-plasaritje. Ato nuk janë të dukshme me sy të lirë në produktin e thatë dhe mund të shihen vetëm kur sipërfaqja është e lagur. Këto mikro-plasaritje nuk ndikojnë në cilësinë e produktit dhe nuk pranohen si reklamim.

Devijime në përmasa

Kompania Semmelrock Stein + Design EOOD garanton dimensionet e të gjitha produkteve të deklaruara, sipas standardit BDS EN 1338, BDS EN 1339, BDS EN 1340. Devijimet në dimensionet që janë brenda caqeve të tolerancave të specifikuara në këto standarde, nuk pranohen për reklamim.

Udhëzime për përdorimin e duhur

Përdorimi i duhur përfshin ngarkimin siç është specifikuar në katalogun "Ide për kopshtin" ose në kartën teknike të produktit. Reklamimet për shkak të ngarkesave që tejkalojnë maksimumin e lejuar, nuk njihen. Në mënyrë që të ruhet sipërfaqja dhe veshja e produkteve sipas ngarkesave të lejuara të automjeteve, nuk duhet të lejohet qarkullimi i mjeteve me zinxhir pa jastëk sigurie, mjeteve të rënda të ndërtimit, si dhe nuk lejohen veprime mirëmbajtjeje që çojnë në dëmtimin e shtresës sipërfaqësore.

Pastrimi dhe mirëmbajtja

Për të ruajtur në mënyrë optimale funksionalitetin dhe bukurinë e shtresës tuaj, është e nevojshme të ndiqni këto udhëzime:

Fugat e mbushura me material të palidhur (rërë kuarci) duhet të pastrohen në mënyrë që finoja të mos hiqet ose të mos nxirret nga fuga.

.

Makineritë e pastrimit nuk duhet të shkaktojnë thithjen e fugave. Ato nuk duhet të thithin vertikalisht në fuga, por nëse është e mundur horizontalisht në sipërfaqe.

Prodhues të ndryshëm të pajisjeve të pastrimit ofrojnë makina të dizajnuara posaçërisht për pastrimin e produkteve prej betoni.

Të mos përdoren pajisje pastrimi me ujë ose avull nën presion!

Nëse sipërfaqja është shumë e ndotur, përdorni pajisje të specializuara me hundëza uji për pastrim të lagësht, furça të buta dhe pastrues të përshtatshëm me bazë alkaline. Duhet të kihet parasysh se, pas pastrimit është e nevojshme të kontrolloni nëse fuga është plot me materiale dhe, nëse është e nevojshme, ta mbushni atë në mënyrë që të ruani stabilitetin e zonës së shtruar.

Pastrimi në dimër

Gjatë pastrimit dhe heqjes së dëborës përdorni hundëza të përshtatshme elastike për makinat e pastrimit për të parandaluar dëmtimin mekanik të shtresës. Kur pastrohet me dorë, të mos përdorën mjete me hundëz metalike.

Produkte për shkrirje

Semmelrock Stein + Design EOOD garanton për të gjitha produktet e deklaruara rezistencë ndaj ngrirjes dhe kripës që shpërndahet për pastrim, sipas standardit BDS EN 1338, BDS EN 1339, BDS EN 1340. Për shkrirjen e akullit në dimër, përdorni vetëm produkte të përshtatshme për shtresa betoni (p.sh. me bazë NaCl ose MgCl2). Nuk lejohet përdorimi i produkteve që përmbajnë sulfate, pasi mund të dëmtojë shtresat. Për këtë arsye, mos përdorni preparate organike ose të tilla që përmbajnë sulfat!

Për më shumë informacion, stafi i Semmelrock Stein + Design është në dispozicionin tuaj.

Versioni 1.02.2021

Shkarko Udhëzimet teknike këtu.