Lifestyle image
Lifestyle image

Si mund të zgjidhni dritaren më të përshtatshme të çatisë?

Shumëllojshmëria e modeleve dhe madhësive të dritareve të çatisë Tondach ju mundëson të zgjidhni modelin e duhur për shtëpinë tuaj!

Modelet bazë më të njohura dhe të besueshme të dritareve të çatisë

Dizajni i dritareve të çatisë Tondach është projektuar në mënyrë që boshti horizontal i dritares të jetë i vendosur në qendër, çka e mundëson opsionin për të lënë dritaren hapur edhe kur nuk ndodheni në shtëpi, si dhe të rrotulloni kanatën rreth boshtit të saj në 180 ° dhe kjo e lehtëson edhe larjen e dritares nga jashtë dhe në përgjithësi mirëmbajtjen e saj. Doreza në pjesën e poshtme të dritares ju jep këto mundësi: ta mbyllni fort ose ta lini kanatën në dy pozicione kryesore për futjen e ajrit të pastër në dhomë.

Vrima e ventilimit është vendosur në pjesën e sipërme të kornizës dhe kjo e bën zonën efektive të xhamtë të dritareve Tondach afërsisht 6% më të madhe se te dritaret e tjera të çatisë që ofron tregu. Kështu edhe ambienti ndriçohet më mirë.

Pse pikërisht dritaret me bosht qendror të hapjes?

  • Dizajni më i përhapur i dritareve të çatisë është ai me bosht qendror të hapjes
  • Ky lloj dritaresh janë punuar prej druri pishe të cilësisë më të lartë, të impregnuar në vakum dhe të mbrojtur me llak akrilik
  • Doreza e vendosur në pjesën e poshtme të kanatës e bën të thjeshtë e të lehtë hapjen
  • Doreza ka dy shkallë hapjeje që e bën më të lehtë trajtimin
  • E lehtë për t`u pastruar dhe mirëmbajtur
  • Aksesorë mbrojtës
  • Mundësi për të instaluar në çati me pjerrësi 15 ° - 90 °

Tondach Comfort

Dritare moderne për çati Tondach me sistem xhamash standard me një çmim të volitshëm:

Karakteristikat teknike:

  • Vlera U e kornizës së dritares: 1.3 W / m2K
  • Vlera U e paketës së qelqit: 1,1 W / m2K
  • Izolimi i zërit: 31dB
  • Paketë qelqi me argon
  • Kapaciteti i ventilimit: deri në 20 m³ / h
  • Doreza: standarde
  • Izolim: njësh 
Përparësitë:
  • Ventilimi V10 për rregullimin manual të rrymës së ajrit
  • Qelqi me efiçencë të lartë energjie
  • Pamje e jashtme moderne dhe tërheqëse
  • Dru pishe me cilësi të lartë, me nyje shumështresore të përforcuar në vakum
  • Kornizë druri e mbuluar me llak ekologjik akrilik në ngjyrë natyrale
  • Mbrojtje shtesë përmes profileve të aluminit, rezistente ndaj kushteve të motit dhe rrezeve UV

Tondach Project

Dritare me qelq me efiçencë të lartë energjie

Karakteristikat teknike:

  • Vlera U e dritares: 1,3 W / m2K
  • Vlera U e qelqit: 1,1 W / m2K
  • Izolimi i zërit: 32 dB
  • Paketë qelqi me argon
  • Kapaciteti i ventilimit: deri në 31 m³ / h
  • Doreza: standarde
  • Izolim: i dyfishtë 

Përparësitë:

  • Ventilimi V10
  • Paketë qelqi me kursim energjie
  • Dizajn modern me bosht qendror të hapjes
  • Dru pishe me cilësi të lartë, me nyje të përforcuar shumështresore të impregnuar në vakum
  • Kornizë druri e mbuluar me llak ekologjik akrilik në ngjyrë natyrale

Dritare me rezistencë të rritur ndaj vjedhjeve

Tondach Energy+

Sistem me mbrojtje të rritur ndaj vjedhjeve (paketë qelqi kundër vjedhjeve në pajtueshmëri me rregullat evropiane kundrejt vjedhjeve RC 2 N, klasa II, në pajtim me EN 1627)

Karakteristikat teknike:
  • Vlera U e dritares: 1,3 W / m2K
  • Vlera U e qelqit: 1,0 W / m2K
  • Izolimi i zërit: 35 dB
  • Paketë qelqi me argon
  • Kapaciteti i ventilimit: V40P; deri në 49 m³ / h
  • Doreza: elegante
  • Izolimi: i katërfishtë
  • Ventilimi VP40 me rregullim automatik
  • Nuk kërkon mbrojtje shtesë
  • Cilësi e përmirësuar dhe efiçencë energjie e dritares së çatisë
  • Dorezë e bravës së sigurisë
  • Dru pishe me cilësi të lartë, me nyje të përforcuar shumështresore të impregnuar në vakum
  • Kornizë druri e mbuluar me dy shtresa llak ekologjik akrilik në ngjyrë natyrale
  • Një sistem inovativ e mbron dritaren nga tentativa eventuale: për goditje nga ana e jashtme e dritares, heqjen e dorëzës me vegla, heqjen e xhamit të dritares, thyerjen e kornizës  

Tondach SmartPro

Dritare inteligjente me qelq energji-kursyes dhe mbrojtje ndaj vjedhjeve

Karakteristikat teknike:

  • Vlera U e dritares: 1,3 W / m2K
  • Vlera U e qelqit: 1,0 W / m2K
  • Izolimi i zërit: 35 dB
  • Paketë qelqi me argon
  • Kapaciteti i ventilimit: V40P; до 49 m³ / h
  • Doreza: elegante
  • Izolimi: i katërfishtë
Përparësitë:
  • Ventilimi VP40 me rregullim automatik
  • Dru pishe me cilësi të lartë, me nyje të përforcuar shumështresore të impregnuar në vakum
  • Tre shtresa llak poliuretani – të përkryera për krijimin e sipërfaqes së qëndrueshme e të lëmuar të kornizës në të bardhë
  • Mbulesa e kornizës jep mbrojtje shtesë ndaj lagështirës  
  • Projektuar për ambiente që ekspozohen periodikisht ndaj lagështirës së tepërt (kuzhina, banjo)
  • Një sistem inovativ e mbron dritaren nga tentativa eventuale: për goditje nga ana e jashtme e dritares, heqjen e dorëzës me vegla, heqjen e xhamit të dritares, thyerjen e kornizës  

Ventilimi i ajrit

Gjithmonë ajër i pastër në ambientet e nënçatisë!
Ventilimi i mirë siguron rehati të shëndetshme të jetesës, prandaj është me rëndësi të siguroni ventilimin e duhur.

Ventilimi V40P siguron rregullimin automatik të rrymës së ajrit

Funksionaliteti i lartë i siguruar nga ventilimi automatik V40P dozon në mënyrë optimale sasinë e ajrit të pastër, siguron mikroklimë të shëndetshme të hapësirave të nënçatisë dhe parandalon ftohjen e tepërt të ambientit. Duke mbajtur nxehtësinë në ditët e ftohta, sigurohet një temperaturë konstante në dimër, që nga ana tjetër nënkupton fatura më të ulëta të ngrohjes. Difuzori siguron papërshkueshmëri të lartë dhe mbron nga pluhuri dhe insektet nga jashtë.

Garancia

Garanci afatgjatë për sigurinë afatgjatë të të gjithë pjesëtarëve të familjes!!

10 vjet garanci për dritaret

Lifestyle image

Na kontaktoni për më shumë informacion

Mos harroni të zgjidhni modelin e duhur për çatinë tuaj dhe do të bindeni  për cilësinë e lartë të produkteve tona.