brick wall

Përgatitja e lidhjes tip-T me ngjitës extra DryFix dhe tulla Porotherm Profi

Zgjidhja më e mirë për një zbatim të cilësisë së lartë dhe ekonomik të lidhjes T me muret Porotherm PROFI.

Lindhja e mureve mbajtëse dhe ndarëse

Kur bëhet lidhja me murin ndarës me kënd 90°, është e nevojshme që edhe nyjet vertikale të mbushen me llaç ose me shiritit izolues.

Ka dy mënyra për krijimin e lidhjes mes murit mbajtës dhe atij ndarës:

  • lidhja e dhëmbëzuar
  • lidhja e hapur

Lidhja e dhëmbëzuar

  • Në murin mbajtës, është e nevojshme të krijohet një hapësirë e thelluar, me qëllim që të sigurohet lidhja mes murit mbajtës dhe atij ndarës. Hapësira e thelluar mbushet me llaç, ku vendosen elementet e murit ndarës. Madhësia e thellimit të hapësirës varet nga materiali i murit mbajtës;
  • Për një lidhje në mur mbajtës prej betoni, është e nevojshme që thellimi të bëhet në murin mbajtës me të paktën 2 cm dhe gjerësia e thellimit 2 cm më shumë se trashësia e bllokut të murit ndarës;
  • Për një lidhje në mur mbajtës prej tulle, duhet të bëhet i njëjti thellim me të paktën 5 cm dhe 2 cm më i gjerë se trashësia e bllokut të murit ndarës.

Lidhja e hapur

Porotherm Profi + Dryfix
Cihla Porotherm 19 AKU Profi Dryfix
  • Lidhja murit mbajtës dhe atij jo mbajtës mund të realizohet edhe pa nevojën e hapësirës së thelluar në murin mbajtës.
  • Në këtë rast, lidhja realizohet duke përdorur një shufër metalike varësisht prej materialit të murit mbajtës.
  • Shufra metalike vendoset në çdo të dytën puthitje horizontale gjatë kohës së ndërtimit të murit mbajtës me tulla.
  • Kurse gjatë ndërtimit të murit ndarës, shufra fiksohet me llaç në shtresën horizontale të llaçit në murin ndarës.

Në fotografitë vijuese tregohet rendi i lidhjes T me tulla Porotherm PROFI dhe DRYFIX.extra.

Urban roofers builder standing on roof checking toof tiles wearing hard hat and safety jacket

Keni pyetje rreth nesh ose produkteve tona?

Na kontaktoni dhe do t'ju ndihmojmë!

Mbështetje e personalizuar

Keni nevojë për ndihmë?

Dëshironi një ofertë të personalizuar?

Gjeni një distributor

Gjeni distributorin më të afërt

Abonohuni në 'newsletter'

Mos humbisni të rejat më të fundit nga ne

Artikuj të ngjashëm