Vjenë, 23 shtator 2020 - ”Arkitektura ka një rol të rëndësishëm ndërmjetësues në përshtatjen e lidhjeve midis njerëzve dhe mjedisit të ndërtuar. Nevojën për qasje inovative dhe krijimin e mjediseve tërheqëse për banim dhe punë ne e shohim sidomos në zonat urbane", thotë Heimo Scheuch, Kryetar i Bordit Drejtues të Wienerberger. Arkitektura duhet të rishpikë veten vazhdimisht duke punuar me forma, materiale dhe koncepte të reja përdorimi. Përveç synimeve estetike, ekzistojnë rregullore të rrepta teknike, ndërkohë që duhen përmbushur dhe kërkesat për cilësi gjithnjë e më të mirë. Çështjet e qëndrueshmërisë, të tilla si ndërtimi me efiçencë në energji dhe riciklueshmëria, janë po aq të domosdoshme sa edhe të vetëkuptueshme në ditët tona. Në të njëjtën kohë, përballueshmëria e strehimit është aspekt qenësor që duhet mbajtur parasysh.
“The Brick Award u jep arkitektëve nga gjithë bota mundësi për të prezantuar projektet e tyre më të fundit krijuese të arkitekturës inovative me tulla. Me këtë çmim synohet që arkitektët, po edhe njerëzit të frymëzohen për të ndarë koncepte dizajnimi dhe të eksplorojnë mënyra të reja ndërtimi. Viti 2020 shënon herën e nëntë që Wienerberger e prezanton këtë çmim të vendosur botërisht. Një numër rekord prej 644 projektesh në 55 vende kanë paraqitur sivjet 520 arkitektë”, thotë Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv Heimo Scheuch.