Kritikë të arkitekturës, gazetarë dhe arkitektë mund të aplikojnë me projekte nëpërmjet platformës online deri më 30 mars 2019:
 
  • Për konkursin Brick Award 2020, Wienerberger kërkon projekte të jashtëzakonshme nga e gjithë bota, të ndërtuara me materiale qeramike
  • Arkitektët, kritikët e arkitekturës dhe gazetarët gjithashtu janë të ftuar të nominojnë projekte
  • Afati i aplikimit për pjesëmarrje është deri më 30 Mars 2019
 
Me konkursin Brick Award, Wienerberger tërheq vëmendjen te shembuj jashtëzakonshëm të arkitekturës së tullave.
Vjenë, 20 Dhjetor 2019: Konkursi Wienerberger Brick Award, i iniciuar për herë të parë në vitin 2004, është Çmim për arkitekturë që jepet çdo dy vjet për të dalluar shembuj të jashtëzakonshëm të arkitekturës moderne e inovative të qeramikës. Në vitin 2020 Wienerberger do ta paraqesë për të nëntën herë këtë çmim ndërkombëtar dhe i fton për pjesëmarrje të gjithë inxhinierët dhe arkitektët. Aplikimi i projekteve mund të bëhet nëpërmjet platformës online nga arkitektë, kritikë të arkitekturës dhe gazetarë. Në vitin 2018 u arrit një pjesëmarrje shumë e gjerë e afro 600 projekteve nga më se 50 vende.
Çmimi në Brick Award është një shumë në të holla në vlerën 7 000 euro për fituesin në Çmimin e Madh (përfshirë fituesin në kategorinë) dhe 5 000 euro për çdo prej katër pjesëmarrësve, mbartës të kategorive.
 
Në Konkurs janë pesë kategori:
  • Feeling at home,
  • Living together,
  • Working together,
  • Sharing public spaces,
  • Building outside the box.
 
 
Juria do të përzgjedhë 50 projekte nga të gjitha aplikimet, të cilat do të nominohen për Brick Award.
Kategoria e fundit drejtohet te konceptet dhe mënyrat novatore të aplikimit të tullave dhe materialeve qeramike: teknologji ose projekte të reja ndërtimi, të cilat përfshijnë tulla me porosi dhe ornamente të reja. Produktet prej qeramike duhet të luajnë rol të rëndësishëm në projektin e prezantuar që variojnë nga blloqe të mëdha qeramike deri te tulla fasadash, pllaka ose blloqe të vogla qeramike për shtrim.
 
Përdorimi i produkteve të Wienerberger nuk është kusht i domosdoshëm për pjesëmarrje.
Një vëmendje e veçantë do t`i kushtohet mënyrës se si projekti ndërthur funksionalitetin, qëndrueshmërinë dhe efiçencën energjetike. Një tjetër kusht është që projekti të jetë i përfunduar në vitin 2016 e këtej që të garantohet aktualiteti i tij.
 
Të gjitha projektet e nominuara do të botohen në librin Brick 20.
Pas përfundimit të fazës së aplikimeve më 30 Mars 2019, një grup gazetarësh dhe kritikësh në sferën e arkitekturës do të bëjnë përzgjedhjen e projekteve dhe do t`i reduktojnë në 50. Këto do të vazhdojnë garën për çmimin Wienerberger Brick 2020 dhe do të botohen në librin shoqërues – almanakun e arkitekturës Brick20 në pranverë të vitit 2020. Pas kësaj një juri ndërkombëtare të arkitektëve do të zgjedhë pesë fituesit në kategoritë e veçanta, si dhe fituesit e Çmimit të madh.
 
Ceremonia zyrtare e dhënies së çmimeve do të mbahet në Vjenë në pranverën e vitit 2020, kur do të organizohet dhe premiera e Librit të Brick20, i cili do të përfshijë të gjitha 50 projektet e nominuara.
 
 
Presim aplikimet tuaja!
 
 
Mbi kompaninë:
Wienerberger është prodhuesi më i madh i tullave në botë (Porotherm, Terca) dhe lider në tregjet e tjegullave prej qeramike (Koramic, Tondach) në Evropë, si dhe i pllakave prej betoni për shtrim (Semmelrock) në Evropën Qendrore dhe Lindore. Në sistemet e tubacioneve (tuba qeramike Steinzeug-Keramo dhe plastike Pipelife) kompania është një nga furnizuesit kryesorë në Evropë. Me 197 objektet e prodhimit në 30 vende, Wienerberger ka gjeneruar në vitin 2017 të ardhura prej 3119 milionë euro dhe EBITDA operative prej 415 milionë.
 
Wienerberger, e themeluar në vitin 1819, ka një historik 200 vjeçar. Suksesi i kompanive i detyrohet tullës si produkt. Sot, Kompania është mjaft më shumë se një prodhues i thjeshtë i tullave: Wienerberger është një kompani ndërkombëtare e regjistruar (në Bursën e Vjenës) dhe është prodhuesi i vetëm multinacional i blloqeve qeramike, tullave të fasadës dhe tjegullave, tubave qeramike dhe plastike dhe pllakave të shtrimit prej betoni dhe qeramike.
 
 

Artikuj të ngjashëm