Si është e mundur të zgjatet jeta e çatisë?
Ndërtimi i duhur i çatisë, instalimi i pajisjeve origjinale të sistemit, që përbëhen nga elementët për ventilim, elementët për mbrojtje nga dëbora dhe ndërtimi i çatisë sekondare si mbrojtje shtesë kundër depërtimit të ujit në tavan.
Pse duhet të përdoren zgjidhjet sistemore Tondach për çati?
Për të siguruar mbrojtjen maksimale të shtëpisë suaj, është e nevojshme të përdorni pajisjet origjinale sistemore Tondach, pasi ato së bashku me tjegullat Tondach krijojnë një sistem optimal zgjidhjesh për çati në të gjitha klimat.
Çfarë përfshin një zgjidhje sistemore për çati?
Zgjidhjet e sistemit Tondach përbëhen nga zgjidhja për ventilim, zgjidhja për mbrojtje nga dëbora, zgjidhja e depërtimit në çati, zgjidhja për mbrojtjen e strukturës së çatisë nga lagështia, zgjidhja për ndërtimin e çatisë sekondare, zgjidhja për mbrojtje nga era dhe moti i keq, si dhe sistemi për ecje në çati (për qëllime të mirëmbajtjes së mëvonshme të çatisë ose të pajisjeve në çati).
Pse të përdorni pajisjet origjinale Tondach?
Pajisjet origjinale Tondach janë pjesë e zgjidhjes Tondach për çati dhe plotësisht janë në pajtueshmëri me të gjitha tjegullat Tondach. Instalimi i pajisjeve origjinale Tondach zgjatë ndjeshëm jetën dhe sigurinë e vetë çatisë, dhe në këtë mënyrë edhe sigurinë e banorëve që jetojnë në objekt. Sigurisht këtu kemi edhe garancionin.
Cilat produkte duhet përdorur për të siguruar ajrosjen cilësore të çatisë?
Për të siguruar ajrosjen adekuate të çatisë duhet siguruar hyrjen e ajrit në strehën e çatisë duke instaluar krehër Tondach dhe rrjetin Tondach për zogj, si dhe daljen e ajrit nën kurorë duke instaluar shiritin Tondach për kurorë dhe kulmorë dhe në afërsi të kurorës të vendosen tjegullat për ventilim. Ajrosja e çatisë është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse parandalon kalbjen e drurit në nënstrukturën e çatisë dhe gjithashtu përshpejton tharjen e çatisë pas reshjeve të mëdha dhe gjatë shkrirjes së dëborës në çati.