Një çati e mirë nuk duhet të bëjë kompromis kur bëhet fjalë për cilësinë. Zgjedhja e saj kërkon po aq kohë dhe vëmendje sa edhe muret e objektit. Me pajisjet e sistemit Tondach ju merrni komplet zgjidhjen e çatisë në një vend!
Një çati e mirë nuk duhet të bëjë kompromis kur bëhet fjalë për cilësinë. Zgjedhja e saj kërkon po aq kohë dhe vëmendje sa edhe muret e objektit. Me pajisjet e sistemit Tondach ju merrni komplet zgjidhjen e çatisë në një vend!
Një çati të mirë nuk e bën vetëm tjegulla cilësore, por edhe materialet tjera që përdoren për ta mbuluar, izoluar dhe mbrojtur çatinë. Një nga elementët më të rëndësishme të çatisë, që ndodhet aty për të siguruar termoizolim dhe hidroizolim të mirë, është membrana e çatisë. Membrana e çatisë e përshkueshme nga avulli dhe e papërshkueshme nga uji Tondach Fol, e përbërë nga membrana me shumë shtresa që nga jashtë janë të papërshkueshme nga uji, ndërsa nga ana e poshtme janë të përshkueshme nga avulli. Në këtë mënyrë ato sigurojnë mbrojtje nga reshjet, dhe nga ana tjetër këto membrana çatie mundësojnë qarkullim optimal të ajrit dhe parandalojnë formimin e kondensimit.
Gjithashtu, qarkullimi optimal i ajrit përveç membranes ndikohet edhe nga tjegulla ajruese. Ajo vendoset në zonën e kurores dhe kulmorëve. Me ajrim të mirë të çatisë, parandalohet lagështia dhe kalbja e nënstrukturës së çatisë. Shfaqja e lagështirës në trarët e çatisë mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme, dhe elementët e mirë të ajrimit janë parakushti për një çati cilësore dhe të sigurt.
Borëmbajtësit montohen në skajin e poshtëm të çatisë, pra në zonën e poshtme mbi strehë. Egzistojnë borëmbajtësit nga qeramika dhe nga metali. Borëmbajtësit ndihmojnë që bora të shkrihet më shpejt dhe në mënyrë më të barabartë. Pa një borëmbajtës bora mund të rrëshqasë papritur nga çatia dhe të shkaktojë dëmtime në ulluqet, si dhe në pjesët e poshtme të çatisë. Në vendet që kanë reshje të dendura bore gjatë periudhës së dimrit, vendosja e borëmbajtësve në çati duhet të jetë më e shpeshtë. Përveç borëmbjatësve, si parandalim dhe mbrojtje kundër motit të lig instalohen edhe kapëse të cilat gjithashtu sigurojnë që çdo tjegull të qëndroj në vend edhe gjatë erërave të forta.
Tjegulla nga argjila, Tondach, e projektuar në mënyrë unike nga kompania Wienerberger garanton cilësinë dhe qëndrueshmërinë e materialit. Për më shumë se 200 vjet, Wienerberger ka prodhuar elemente ndërtimi nga argjila e cilësisë së lartë. Tradita e tjegullave efikase dhe me jetëgjatësi ka vazhduar edhe në prodhimin e sotëm modern. Ju vetëm duhet të zgjidhni dizajnin dhe ngjyrën e tjegullave, ndërsa ne kujdesemi për cilësinë!