veliki formati jesenja kampanja

Tjegulla moderne të formatit të madh

Nëse dëshironi që çatia juaj të jetë moderne, me nuanca në trend dhe me formë të bukur, ndërsa në anën tjetër të jetë funksionale, stabile dhe e qëndrueshme, njihuni me linjën moderne të tjegullave Tondach që dikton trendet e arkitekturës moderne.
Me tjegullat e formatit të madh Tondach nga argjila mbuloni çatinë tuaj SHPEJT, thjeshtë dhe lehtë!
Cilësia e lartë siguron mbulimin e sigurt të çative të pjerrëta duke filluar nga 10 GRADË! 

  • Dizenj modern
  • Cilësi e jashtëzakonshme
  • Gamë e gjërë e ngjyrave të qëndrueshme
  • Të përshtatshme për pjerrësi të ulëta të çative - duke filluar nga 10 gradë
  • Garancion me shkrim nga Tondach
  • Mbulim më i shpejt i çatisë
  • Zgjidhje sistemore
  • Produkt krejtësisht natyral
Residental and business building Niš
RS_MKT_PHO_REF_TON_SFH_Zrenjanin_4

Trendet e reja në arkitekturë kërkojnë zgjidhje cilësore dhe moderne të ndërtimit. Nëse edhe ju dëshironi që çatia juaj të jetë “fasada e pestë” e shtëpisë suaj, të jetë funksionale dhe e bukur, që punimet të përfundojnë shpejt dhe thjeshtë, shikoni ofertën e tjegullave moderne Tondach të formatit të madh.

Në periudhën e mëparshme gjithnjë e më shumë i kushtohej rëndësi shfrytëzimit të hapësirës nën kulm në shtëpi. Për këtë arsye çdo centimetër është i rëndësishëm në kuptimin e plotë të fjalës, ndërsa pjerrësitë, edhe pse kanë hijeshinë e tyre, po fitojnë konkurrencë gjatë projektimit të çative të reja. Çatitë me pjerrësi të ulët gjithnjë e më tepër janë në trend, kështu që Tondach ka sisteme të avancuara për çatitë me pjerrësi të ulët.

Çatia juaj tani mund të mbulohet me tjegulla Tondach nga argjila me cilësi të lartë dhe me një nënstrukturë të jashtëzakonshme, me një pjerrësi duke filluar nga 10 gradë! Kjo zgjidhje është e përshtatshme si për shtëpitë familjare ashtu edhe për ndërtesat e banimit. Nuk keni pse të mendoni më për këtë temë sepse ne kemi zgjidhur dyshimet tuaja! Mbulesat e çative nga materialet tjera nuk mund t’i plotësojnë këto kërkesa, prandaj tjegullat Tondach nga argjila vijnë në pah kur bëhet fjalë për punimet me materiale cilësore, natyrale, për të cilat keni një garancion me shkrim nga Tondach për 33 vjet! Mund të jeni plotësisht të pabrengosur dhe të sigurt se çatia që mbron kokën tuaj do t’i bëjë ballë të gjitha sfidave të motit në të ardhmën.

Gjithashtu, nëse jeni të lodhur nga ngjyrat tradicionale, të tilla si e kuqja ose kafeja, tjegullat Tondach nga argjila të formatit të madh vijnë me një gamë të gjërë ngjyrash. Nuk duhet të harrojmë as sipërfaqen e tjegullave. Mund të jeni adhurues i tjegullave të sheshta, ndoshta edhe të valëzuara - Tondach ka një zgjidhje për të gjithë! Bëhuni një krijues i pavarur i shtëpisë suaj dhe lëreni imagjinatën tuaj të shkëlqejë!

 

 

 

Residental and business building Niš

Continental 9

Tjegulla e presuar Continental 9 shërben për mbulimin e çative me pjerrësi. Kjo është një nga tjegullat më të preferuara si për kontraktorin, ashtu dhe për investitorin,

sepse forma e saj përshtatet shumë mirë me variantet e ndryshme të objekteve. Falë kanaleve të dyfishta shumë të thella, kjo tjegull mundëson izolimin më të mirë të sipërfaqes

së çatisë, duke shmangur rrezikun e depërtimit të shiut të shoqëruar me erë, si dhe mbushjen me dëborë të thatë.