Format e çatisë: nga e pjerrët në të sheshtë

Format e çatisë: nga e pjerrët në të sheshtë

Çdo çati ka disa detyra që duhet ti plotësoj. Para së gjithash, duhet të ofroj mbrojtje adekuate nga moti- rreshjet atmosferike (shiu, bora, breshri) dhe era. Çatia nuk duhet ta mbrojë vetëm nënçatinë, por gjithë shtëpinë tuaj. Andaj, është shumë me rëndësi që ti kushtoni vëmendje tjegulles që vendosni, por edhe nën cilën pjerrësi do të vendoset rrafshi i çatisë. 
 

Koja je prava boja crepa za vaš krov

Continental 9 

 

Formati i madh i tjegullës është i përshtatshëm edhe për pjerrësi të ulëta, cilët janë një zgjedhje gjithnjë e më e zakonshme në ndërtimet moderne. Prandaj, tjegulla e re Continental 9 është e përshtatshme për këto lloj çatish. Vijat e saj të rrafshta, formati i madh dhe vendosja e lehtë e kanë bërë atë zgjedhje numër 1 në një shumëllojshmëri stilësh ndërtimi.

 

Në vazhdim të tekstit ju njoftojmë me të gjithë llojet e çative me pjerrësi. Vetë pamja e çatisë ndikohet nga disa faktorë. Funksionaliteti i formës del në pah në varësi të klimës në të cilën është ndërtuar objekti dhe nga çfarë kushtesh atmosferike duhet t'ju mbrojë më shumë. Dizajni dhe stili me të cilin peshon shtëpia janë gjithashtu një faktor përcaktues në formën e çatisë.

 

Çatitë me pjerrësi

Çatitë që vendosen në pjerrësi më të mëdha se 10° paraqesin çatitë me pjerrësi. Sipas mprehtësisë së këndit që formojnë rrafshet e çatisë, çatitë e pjerrëta ndahen në ato me pjerrësi të madhe, të mesme dhe të ulët. Duke u bazuar se sa rrafshe të çatisë posedon objekti, çatitë me pjerrësi ndahen në çati me një (strehë), dy, tre, katër apo më shumë pjerrësi. Për një përllogaritje kornizë të materialit të nevojshëm për këto lloje të çative të pjerrëta mund të përdorni përllogaritësit tanë KËTU.

Çatitë me pjerrësi të madhe

Ndër shpatet e pjerrëta të çatisë konsiderohen të gjitha ato që vendosen në një kënd më të madh se 30°. Klimat që kanë shumë reshje gjatë vitit, mbi të gjitha, shumë borë gjatë dimrit, kërkojnë çati të pjerrëta. Çatitë e pjerrëta që kanë të instaluar mbrojtëse dëbore mbrohen në mënyrë optimale nga bora sepse ajo shkrihet në mënyrë të barabartë dhe bie më lehtë nga çatia.

 

Çatitë me pjerrësi të mesme

Pjerrësia e mesme e çatisë është çdo çati që vendoset në një kënd prej 20° deri në 30°. Objektet që ndërtohen në vende me erë zakonisht kanë një çati me pjerrësi mesatare. Vendet bregdetare njihen për rrymat e forta të erës, andaj në këto zona është jashtëzakonisht e rëndësishme që çatia të mos ndikohet nga era. Kur ndërtoni shtëpi në zona me erë, është mirë që ti siguroni tjegullat duke përdorur . Kjo është arsyeja pse është më mirë të përdorni kapëse rezistente ndaj motit.

 

Çatitë me pjerrësi të ulët

Vendet që kanë klimë të butë, pa reshje të dendura bore dhe pa erë, zakonisht kanë çati me pjerrësi të ulët. Me pjerrësi të ulët të çatisë konsiderohet të jetë çdo çati që vendoset në një kënd prej 10° deri në 20°. Tjegulla e re Continental është e përshtatshme për instalim në çati me pjerrësi prej vetëm 10° me një nënstrukturë të përshtatshme. Përveçse është e mundur për t'u instaluar në çati me pjerrësi të ulët, formati i madh lejon gjithashtu aplikim më të shpejtë në çati - dhe konsumi i materialit është 9 copë për m2. Nga instalimi i shpejtë dhe i lehtë, te një çati e qëndrueshme - tjegulla e re Continental 9 është një zgjidhje afatgjatë për çatinë tuaj.

Në klimën tonë, mund ti gjejmë të tre llojet e çative të pjerrëta. Çatitë e sheshta i hasim pak më rrallë kur bëhet fjalë për shtëpitë familjare – ndërkohë që ky lloj çatie është i zakonshëm në ndërtimin e objekteve afariste dhe banesore.