Sve za dom na jednom mjestu!

Dritaret e çatisë Tondach

Drita lë të ndriçojë shtëpinë tuaj!

Portfolio e re e produkteve të Wienerberger! 

Si furnizuesi lider që është në materialet e ndërtimit në botë, Wienerberger zhvillohet në vazhdimësi me inovacione dhe zgjidhje të sistemit, të cilat përmirësojnë cilësinë e jetës të të gjithë klientëve tanë.

Zgjidhjet i kërkojmë gjithmonë në racionalizimin e konsumit të energjisë, mbrojtjen e mjedisit dhe garantimin e shëndetit dhe sigurimit të të gjithë pjesëtarëve të familjes. Në misionin tonë është një gamë e plotë materialesh të qëndrueshme ndërtimi dhe zgjidhje sistemi me synimin për t`ia garantuar godinave të ndërtuara me produktet e Wienerberger! cilësinë më të lartë!

Pse duhet të zgjidhni dritaret e çatisë Tondach?

  • Cilësi e lartë dhe funksionalitet
  • Izolim termik i shkëlqyer
  • Papërshkueshmëri e lartë dhe jetëgjatësi
  • Lehtësi në përdorim dhe mirëmbajtje
  • Balancim i temperaturës në ambiente
  • Hapësirë e sigurt dhe komode
  • Më shumë dritë natyrale
  • Mikroklimë e shëndetshme dhe e natyrshme
  • Ajrosje e vazhdueshme e shtëpisë
  • Zgjidhje e plotë
  • Pajtueshmëri me të gjitha modelet e tjegullave
  • Pajisje të kompletuara të sistemit
  • Montim i lehtë dhe i shpejtë
  • Kontraktorë dhe partnerë të certifikuar

Dritë dhe tejdukshmëri në shtëpinë tuaj

Shëndeti në radhë të parë

Me dritaret e çatisë Tondach hapësira e nënçatisë tuaj do t`ju kënaqë me ajër të freskët, dritë të natyrshme dhe mikroklimë të shëndetshme në ambient.  

Zgjidhje e plotë në një vend

Çati e sigurt dhe e qëndrueshme Tondach

Me zgjidhjen e sistemit të çatisë Tondach ju ndërtoni shpejtë dhe lehtë një çati perfekte dhe kjo garanton vlerën e qëndrueshme dhe sigurinë e godinës. 

Zgjidhni produktin më të mirë për çatinë tuaj!

Shfletoni gamën e dritareve të çatisë Tondach  

Si të zgjedhim modelin e përshtatshëm të dritareve?

Comfort, Project, Energy + ose SmartPro?

Mësoni më shumë për të gjitha modelet e dritareve të çatisë Tondach dhe gjeni zgjidhjen më të mirë për ju! 

Lexoni më shumë hollësi

Dobitë e jetesës në papafingo

Dritaret e çatisë japin ndriçim të përshtatshëm në papafingo.

Kur vjen fjala për të zgjedhur hapësirë banimi, ambienti i papafingos është shndërruar tashmë në një tendencë, sepse ka hijeshi dhe bollëk drite. 

Instalim i lehtë

Rregullimi i dritares së çatisë

Kontraktorët tanë të çertifikuar do të instalojnë me cilësi tjegullat dhe pajisjet e sistemit për çatinë tuaj Tondach, si dhe dritaret e çatisë që keni zgjedhur!

Frymëzohuni nga mundësitë pa fund të përdorimit të dritareve të çatisë Tondach

Roof windows
© Wienerberger EOOD

Na kontaktoni për më shumë informacion

Mos harroni të zgjidhni modelin e duhur për çatinë tuaj dhe do të bindeni  për cilësinë e lartë të produkteve tona.