Kush jemi?

Kush jemi Wienerberger
Kompania Wienerberger është prodhuesi më i madh i tullave dhe i tullave të fasadës, udhëheqës tregtar për çatinë me tjegulla argjile në Evropë dhe i pllakave të betonit për shtrim në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Clay Building Materials Europe (CBME) është e pranishme në 31 shtete të Evropës, si edhe në Kinë, Indi dhe SHBA. Ajo numëron më shumë se 10.200 të punësuar dhe zotëron 227 fabrika prodhimi në 27 vende. Kompania Wienerberger është themeluar në Vjenë, në vitin 1819, ku e ka selinë edhe sot.

  • Tullat: numër 1 në botë
  • Tullat e fasadës: numër 1 në Evropë
  • Tjegullat e argjilës: numër 1 në Evropë
  • Pllakat e betonit: numër 1 në Evropë

Ne jemi pjesë e grupit Wienerberger

Kompania Wienerberger AG është furnizues botëror i materialeve ndërtimore dhe zgjidhjeve infrastrukturore me seli në Vjenë. Ne jemi prodhuesi i vetëm shumëkombësh i blloqeve të argjilës për mure, tullat fasade dhe tjegullave argjile, sistemeve të gypave të plastikës apo të qeramikës, si edhe të pllakave të argjilës dhe të betonit.

Ne jemi prodhuesi më i madh botëror i blloqeve të argjilës, ndërsa kompania udhëheq tregun edhe në segmentet tona të tjera të punës. Duke pasur parasysh se është themeluar në vitin 1819, mund të krenohemi me 200 vjet biznes të suksesshëm.

Ne jemi pjesë e njësive të biznesit Clay Building Materials Europe, veprimtaria bazë e së cilës është prodhimi, furnizimi dhe shpërndarja e materialit të ndërtimit nga argjila.

Zyrat e selisë së Clay Building Materials Europe gjenden në adresën Wienerberg në Vjenë, Austri, nga ku edhe vjen emri i kompanisë. Në atë vend, e ka një zyrë biznesi edhe kompania Wienerberger AG.

Vlerat tona

Ekspertiza
  • Ne jemi gjithmonë në procesin e mësimit, me qëllim që të zhvillojmë zgjidhje të reja me vlerë të shtuar për të mirën e klientëve tanë.
  • Ne udhëheqim në teknologji dhe në trendet e industrisë së  materialeve të ndërtimit dhe në fushën e zgjidhjeve infrastrukturore.
  • Ne përdorim sistemet dhe proceset më bashkëkohore, sa herë që ato ofrojnë vlerë të shtuar për klientët tanë.
Pasioni
  • Ne jemi krenarë me zgjidhjet dhe shërbimet që i ofrojmë.
  • Ne besojmë në ndikimin pozitiv të punës tonë në kushtet e mjedisit dhe të jetesës së klientëve tanë. E komunikojmë këtë angazhim, ndërsa ua përçojmë të tjerëve pasionin tonë.
  • Ne jemi krenarë për faktin se jemi ekspertë në fushat tona dhe se e ndajmë hapur ekspertizën dhe informacionet tona me kolegët tanë.
Integritet dhe respekt
  • Ne i trajtojmë klientët dhe kolegët tanë njësoj siç dëshirojmë edhe vetë ne që të na trajtojnë.
  • Ne i pranojmë dallimet në mendime, që mund t’i ndihmojnë përparimit.
  • Ne i vlerësojmë dallimet dhe për zhvillimin e zgjidhjeve, përpiqemi t’i kuptojmë dallimet krahinore dhe  kulturore.
Përqendrohemi te klienti
  • Ne i kuptojmë nevojat e klientëve tanë dhe iu ofrojmë atyre zgjidhje me vlerë të shtuar.
  • Ne e kuptojmë, se suksesi ynë varet prej suksesit të klientëve tanë.
  • Ne komunikojmë me klientët tanë rregullisht dhe në mënyrë aktive, që t’i kuptojmë sa më mirë nevojat e tyre dhe të mbajmë marrëdhënie të mira biznesi.
Sipërmarrja
  • Suksesi i kompanisë është suksesi ynë - ne punojmë me përkushtim dhe vendosmëri.
  • Ne ofrojmë zgjidhje, jo probleme.
  • Ne i menaxhojmë paratë e kompanisë, si të ishin paratë tona personale.
Cilësia
  • Ne angazhohemi që klientëve tanë t’u ofrojmë cilësinë më të lartë të materialeve të ndërtimit dhe zgjidhje për infrastrukturën.
  • Puna jonë bazohet në përmirësimin e vazhdueshëm të zgjidhjeve dhe proceseve.
  • Ne e kuptojmë se për cilësinë mund të flasë vetëm ai që e njeh atë.
Përgjegjësia
  • Ne komunikojmë me kolegët dhe klientët tanë në mënyrë të sinqertë dhe të hapur.
  • Ne i trajtojmë kolegët dhe klientët tanë me respekt.
  • Ne udhëhiqemi nga qëllime të përcaktuara qartë dhe ofrojmë udhëzime të dobishme.

Artikuj të ngjashëm