construction site shooting with porotherm bricks and builders family

Udhëzime për ndërtim Porotherm Comfort

Si të ndërtojmë me tullat Portherm?

Përgatitja

Para se të shtrojmë rreshtin e parë Porotherm në dysheme, vendosni një shtresë llaçi të paktën 1,5 cm të trashë. Hidroizolimi vendoset para llaçit. Për suvatim, përdoret llaç normal me markë të paktën 5 MPa.

Si llaç mund të përdoret llaçi i parapërgatitur në thasë TM50 ose mund të përgatitet në vendin e ndërtimit sipas recetës së mëposhtme:

  • Çimento portland                     1 masë
  • Gëlqere e shuar                        2 masa
  • Rërë 0-4 mm e situr                 6 masa Ujë: deri në masën e duhur për arritjen e konsistencës normale të llaçit për muraturë

Lagini mirë tullat para fillimit të muraturës

Para fillimit të muraturës, tullat Porotherm duhet të lagen mirë me ujë, me qëllim që të mos marrin ujin e llaçit e kështu të dobësohet forca e lidhjes mes tullës dhe llaçit, e për pasojë edhe forca e vetë murit.

Zbatimi i përforcimeve vertikale

Për zbatimin e këndeve që përballojnë lëvizjet sizmike, rekomandojmë përdorimin e një elementi këndi prej betoni në vend të një ndërprerjeje vertikale të betonuar. Këndet armohen në min. 4  f 14 mm, stafat  f 6/25 cm, me zgjatim të armaturës vertikale të shtyllës min. 80 cm për katin pasues (për vazhdimësiënë e të njëjtës shtyllë).

Hapësirat vertikale (fugat) mes tullave Porotherm PLUS mbushen me llaç në pjesën e mesme të hapësirës, derisa xhepat e llaçit të puthiten mirë.

Blloqet vendosen plotësisht ngjitur njëri me tjetrin, kështu që “dhëmbi mashkull” i njërit bllok hyn te  “kanali femër” i bllokut tjetër. Në mesin e radhëve të tullave Porotherm PLUS, llaçi vendoset  në atë sasi që formon një hapësirë me trashësi 12 mm, e pastaj ai përhapet në të gjithë trashësinë e murit.

Tullat për suvatim nuk duhet të thyhen, por duhet të priten me ndihmën e sharrave me teh të rrumbullakët

Tullat duhet të suvatohen me lidhësin e duhur për suvatim (është më mirë të mbivendosen tullat e rreshtit tek për 50% mbi tullat të rreshtit çift). ).

Lartësia e murit duhet të kontrollohet me një ristelë ku janë shënuar vlerat e lartësisë së fugave-25 cm dhe fuga anësore duhet të kontrollohet me një ristelë të shënuar për fugën anësore - 12.5 cm. Vertikaliteti dhe horizontaliteti i murit arrihet me ndihmën e niveluesit dhe plumbçes.

Muri i ndërtuar me tullat Porotherm PLUS mund të trajtohet me të gjitha mjetet e parashikuara për përpunim përfundimtar të murit me tulla. Në rast  përdorimi të ndonjë suvaje  speciale apo të ndonjë materiali tjetër special, duhet të përdorni mjetet e duhura për trajtimin e murit.

Urban roofers builder standing on roof checking toof tiles wearing hard hat and safety jacket

Keni pyetje rreth nesh ose produkteve tona?

Na kontaktoni dhe do t'ju ndihmojmë!

Mbështetje e personalizuar

Keni nevojë për ndihmë?

Dëshironi një ofertë të personalizuar?

Gjeni një distributor

Gjeni distributorin më të afërt

Abonohuni në 'newsletter'

Mos humbisni të rejat më të fundit nga ne

Artikuj të ngjashëm