Tondach mban çertifikatën kryesore evropiane për cilësi

Tondach mban çertifikatën kryesore evropiane për cilësi
Natyra Plus - është një organizatë mjedisore ndërkombëtare, të cilët i kan vënë vetes për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të ndërtimit.

Certifikata e cilësisë evropiane "natureplus" është shenja ndërkombëtare e cilësisë të produkteve për ndërtim dhe banim, e cila të gjithëve që janë të kyqur në sektorin e ndërtimit ju jep orientimin drejt qëndrueshmërisë së produkteve. Tondach Gleinstätten AG është i autorizuar të mbaj këtë shenjë të cilësisë. Produktet që shfaqin këtë simbol, karakterizohen për një cilësi të lartë sidomos në aspektin e shëndetit, mjedisit dhe funksionalitet.

Tondach gjithmonë është kujdesur për procesin absolutisht të pastër të prodhimit natyror, i cili në fund të fundit krijon produktet krejtësisht natyrore. Produktet Tondach janë krejtësisht pa aditive kimike. Ato bëhen nga katër elemente - toka, uji, ajri dhe zjarri. Fuqia e natyrës e ndërlidhur me metodat moderne të prodhimit siguron vlera dhe materiale të qëndrueshme të ndërtimit për breza.

Tondach është kompania e parë austriake që u dekorua me çertifikatën ndërkombëtare Natyra plus.

www.natureplus.org

Artikuj të ngjashëm