Përse tjegullat e argjilës Tondach

Përse tjegullat e argjilës Tondach
Ndërtuesit e çative mund të përdorin në mënyrë të sigurt dhe të besueshme tjegullat e kompanisë Wienerberger, që japin zgjidhje të orientuara drejt praktikës.

Tjegullat e argjilës mund të përdoren:

  • për shtëpi familjare, ndërtesa banimi dhe ndërtesa tregtare dhe publike,
  • për çatitë 2 ujëse dhe çatitë e sheshta të pjerrëta; pjerrësia mund të zgjidhet në varësi të klimës së vendit, në mënyrë që të arrihet mbrojtja më e mirë nga shiu, bora dhe era,
  • si veshje për fasada,
  • për projektet e ndërtimeve të reja dhe të rinovimeve,
  • për ndërtesat historike dhe shtëpitë bashkëkohore të banimit.

33 vjet garancion dhe kënaqësi për tërë jetën

Argjila është e vjetër me mijëra vjet. Ajo është veçanërisht e qëndrueshme dhe rezistuese ndaj ndikimeve mjedisore. Tjegulla Tondach është e pjekur në temperaturë mbi 1.000°C dhe sipërfaqja e saj është trajtuar në mënyrë të posaçme, ashtu që çdo tjegull t’i rezistojë të gjitha kushteve të motit. Duke filluar nga pjerrësia 13°, Tondach është çatia më e mirë për çdo shtëpi.

Në kohën më të shkurtër deri te çatia e re!

Rinovimi i çatisë mund të bëhet shumë thjesht dhe shpejt. Përse të shpenzoni më tepër para se sa është e nevojshme? Tjegulla Tondach mund të dorëzohet në afatin më të shkurtër! Ndërtuesi juaj i çatisë Tondach është i kënaqur t’ju këshillojë dhe ta punojë çatinë tuaj të re.

Përfitoni nga përparësitë:
  • 33 vjet garanci
  • siguri pa nevojën e mirëmbajtjes së përhershme
  • vlerë e qëndrueshme për breza me radhë
  • produkt miqësor ndaj mjedisit

Në afat prej 33 vjet ju ndërrojm pa pagesë në paritet franko prodhuesi të gjitha tjegullat -Tondach, të cilat dëshmohet se nuk i përmbajnë vetitë e premtuara simbas ÖNORM EN 1304.

Garancioni shtesë ndaj ngricave:

Ne e ofrojmë garancionin shtesë për të gjitha tjegullat Tondach, të cilat kanë dëmtim nga ngrirja, dhe vërtetohet që kanë defekte materiale. Siguria ndaj shiut duhet të jetë e zvogëluar. Në këto 33 vjet, ne marrim përsipër shpenzimet shtesë për riparimin e pullazit, nëse kompania kompetente për rregullimin e pullazeve është e licencuar. Ne rezërvojmë të drejtën pët ta bërë vetë apo përmes një agjenti.

Porosite çertifikatën tuaj personale të garancionit në gbozo@potisje-kanjiza.com

Artikuj të ngjashëm