Përparësitë e pullazit të pjerrët

Tondach - Përparësitë e pullazit të pjerrët
Si mundet një laik ta konstatoj domosdoshmërinë e sanimit të pullazit?

Mbrojtja prej erës dhe stuhisë

Në jetën e përditëshme rrallë jemi të vetëdijshëm për funkcionet mbrojtëse të pullazit të pjerrët ndaj erës dhe stuhisë. Arsyeja është se pullazet me pjerrtësi mund të mbijetojnë stuhitë mjaft të dhunshme përmes teknologjisë së lartë të aplikuar, materiale të dëshmuara dhe pullazëxhinjë shumë të aftë.

Mbrojtja e sigurt prej shiu

Çdo fëmijë i vogël,i pyetur të vizatoj një pullaz, vendos instinktivisht për një pullaz të pjerrët. Kjo tregon lidhjen në mes të kulturës sonë me këtë formë të ndërtimit. Në zonën tonë klimatike të pasur me shi ky dizajn pullazi është dëshmuar për shekuj dhe ende ofron një mbrojtje të shkëlqyeshme. Për profesionistët, siguria prej shiu,me pullaz të pjerrët është rezultat i përvojës shekullore. Kështu që reshjet do të rrjedhin nga tjegullat e mbuluara lartë mbi ato poshtë, në raste normale ujë nuk do të depërtojnë në konstrukcion. Në anën tjetër një pullaz i rrafshët duhet të egzekutohet ashtu që të jetë i papërshkueshëm nga uji , d.m.th. shtresa e pullazit është tërsisht e mbyllur.

Siguria e një mbulese pullazi prej shiu në një masë të madhe varet nga pjerrësia e pullazit. Kufirin e sigurisë prej shiut të një materiali pullazi e dikton rregullorja e pjerrësisë së pullazit. Ajo nuk është e menduar të respektohet si një pjerrësi pullazi që është "zakonisht", apo "ideale". Përkundrazi, rregullorja-pjerrësia e pullazit është kufiri më i ulët në të cilën një mbulesë pullazi ka dëshmuar në praktikë të jetë i papërshkueshëm nga shiu. Kjo do të thotë që çdo materiali mbulues i është caktuar një rregull specifike e pjerrësisë së lejuar të pullazit. Pjerrësia e pullazit simbas mundësive duhet të jetë gjithmonë më e lartë se sa pjerrësia e pullazit që ipet në rregullore. Në përgjithësisësim mund të thuhet: sa më i pjerrët pullazi,aq më e madhe siguria kundër hyrjes së ujit.

Zgjerimet pasuese

Sot në ndërtesat e reja, pullazet shpesh ndërtohen menjëherë.Banimi nën pullaz s’është vetëm shumë i adhuruar, por edhe mjaft i lirë.

Megjithatë,në qoftë se mungon kapitali i nevojshëm, një zgjerim i më vonshëm mund të bëhet pa probleme. Për të zvogëluar kostot e ndërtimit,zgjerimi i mëvonshëm i pullazit duhet të jetë menduar gjatë ndërtimit të ri, për shembull, duke instaluar një izolim të ngrohjes me standarde si dhe dritare pullazi për dritë të mjaftueshme në hapësirën e banimit. Duhet,gjithashtu paraprakisht të planifikohen lidhjet për ujë dhe tubacionet. Këshillat për këto i dinë mjeshtërit me përvoj pullazi dhe projektues.

Përshtatja optimale e klimes

Në papafingon e ndërtuar ngrohja optimale rsp. mbrojtja nga të ftohtit është njëra prej detyrave më të rëndësishme. Gjatë verës së nxehtë klima nën pullaz duhet të jetë këndshëm e freskët dhe në dimër të jetë këndshëm e ngrohtë.

Prandaj,nën pullaz kundër shtresës mbrojtëse prej shiut tjegullave, instalohet një izolim termik modern. Izolimi i tillë mund të vendoset edhe më vonë nga mjeshtrit me përvojë.

Dritaret dhe baxha për dritë dhe diell

Ajërosje të duhur,ndriçimi dhe ekspozimi ndaj diellit është parakusht për një banim të shëndetshëm dhe të rehatshëm nën pullaz. Pullazi i pjerrët ju ofron shumë përfitime. Hapësirat e errëta të pullazit të pandërtuar, pas vendosjes sistematike të dritareve ose baxhave ofrojn për banorët e tyre një cilësi krejt të re të jetës.

Sot,ofrohet një përzgjedhje e plotë e dritareve në kombinime dhe madhësi të ndryshme. Perde ose roletna për të parandaluar ngrohjen e hapësirave të pullazit në ditë të ngrohta vere me diell.

Një ndriçim i mirë i ambientit të mbrendshëm dhe shfrytëzimi optimal janë të rëndësishme në përzgjedhjen dhe rradhitjen e dritareve. Këtu përfshijmë një pamje të qartë jashtë dhe një lartësi të arsyeshme që lejon hapjen dhe mirëmbajtjen e lehtë. Nga jashtë, dritaret e pullazit duhet të theksojnë projektimin dhe vijat e pullazit dhe nuk duhet të ndërhyjnë në stilin arkitektonik. Një planifikues i mirë mund të ndihmojë me këshilla dhe vepër.

Baxhat janë elementet më tradicionale të ndriçimit të hapësirave të pullazit. Ato ndërprejn më qartë shtresën e pullazit dhe kan ndikim të fortë në pamjen e pullazit. Nga jasht ato i japin pullazit, notë me pretendim të veçantë dhe brenda komoditet dhe rehati. Instalimi i baxhave në pullaz duhet të planifikohet kryesisht tek ndërtimi i ri, për ndërtim të mëvonshëm duhet të miratohet leja e ndërtimit nga organet kompetente dhe në përputhje me rrethanat shkakton kosto të larta.

Mbrojtja kundër zërit dhe zhurmës

Sikurse mbrojtja nga të nxehtit dhe lagështisë edhe mbrojtja nga zhurma zë vend në rend të parë në serinë e masave për të krijuar një mjedis të mirë të jetesës. Për komoditet banimi duhet gjithashtu një atmosferë pashqetësim akustik -në të dyja anët nga jashtë brenda dhe anasjelltas. Me pak përpjekje gjatë ndërtimit të papafingos mund të arrihet izolim i mirë i ajrit dhe zërit. Mbrojtja optimale nga zhurma arrihet këtu nga materialet e pullazit që e mbulon dhe sidomos nga mbështjellsja e brendshme. Për mbrojtje nga zhurma përpos peshës e një rëndësie të madhe është edhe padepërtueshmëria në mes të lidhjeve të përbashkëta të strukturës së pullazit. Sa më i rëndë të jetë konstrukcioni dhe sa më pak boshllëk ka ajo te lidhjet e përbashkëta aq më e lartë vlera e izolimit të tingujve.Në zonat me ekspozim të lartë ndaj zhurmës, të tilla si aeroportet, një reduktim i lartë mund të arrihet duke forcuar nënkonstrukcionin e pullazit - për shembull, me një shtresë dërrasash 22-24 mm të trashë mbi mahi.

Artikuj të ngjashëm