Continental Plus tjegull e cila përballon të gjitha testet e qëndrueshmërisë

Continental Plus - tjegull e cila përballon të gjitha testet e qëndrueshmërisë

Tashmë dihet mirë se në ndërtim materialet e argjilës përdoren prej shekujsh, sepse kanë karakteristika të shkëlqyera. Është vërtetuar gjithashtu se, produktet e argjilës e ruajnë në mënyrë ideale shtëpinë nga fenomenet e ndryshme të natyrës. Çatia e mbuluar me tjegulla argjile, do të jetë një investim shumë i mirë për të ardhmen.

Tjegulla e argjilës Tondach, përmban argjilë të cilësisë së mirë, e cila piqet në temperatura shumë të larta. Kjo e bën atë veçanarisht të stabilizuar dhe rezistente ndaj nxehtësisë dhe acarit si dhe ndaj papastërtive dhe kimikateve. Sipërfaqja e sipërme e trajtuar, përveç estetikës afatgjatë, garanton qëndrueshmëri të plotë ndaj rrezatimi ultraviolet. Është provuar se jetëgjatësia e saj i kalon të 100 vitet.

Continental Plus – tjegull e cila përballon të gjitha testet e qëndrueshmërisë

Me zgjidhjet që ofron sistemi Tondach, realizohet siguri e përsosur dhe mbrojtje e sigurtë ndaj të gjitha kushteve ekstreme të motit.

Tjegullat e argjilës Tondach nuk digjen, sepse janë pjekur gjatë prodhimit në temperaturën 1000°C, dhe kjo e bën atë të qëndrueshme ndaj zjarrit. Mbi të gjitha, ato, në rast zjarri nuk çlirojnë gazra helmues.

Continental Plus është tjegull Tondach e cilësisë së lartë, e cila preferohet nga investitorët dhe specialistët. Tiparet e saja elegante e bëjnë të veçantë çdo çati. Kjo tjegull e mirënjohur, prej kohësh është prezantuar edhe me ngjyrë të zezë. Karakteristikat e saja teknike, e bëjnë atë një tjegull optimale për çdo çati. Kjo tjegull hyn në kategorinë “Continental line” dhe është shumë popullore edhe në vendet mesdhetare, për shkak të mundësisë së listelimit rrëshqitës dhe vendosjes në pjerrësi të ulëta të çative me nënkonstruksion.

Bukuria e saj nuk zbehet, sepse engoba ka veti mbrojtëse, prandaj tjegulla është rezistente ndaj rrezatimit ultraviolet dhe ndikimeve të ndryshme të natyrës. Mund të përshtatet shumë lehtë me fasada si moderne ashtu edhe diskrete, sepse në mënyrë absolute i përgjigjet çdo trendi.

Ngjyra e zezë është bërë sinonimi i elegancës dhe stilit dhe në këtë mënyrë, çatia juaj mund të jetë “çati me stil”.

Le të jetë çatia moderne një joshje për çdo kalimtar.

Continental Plus me ngjyrë të zezë do t’ju mundësojë juve të keni një çati të sigurtë, jetëgjatë dhe të bukur, për të cilën do të jeni krenarë!

Duke patur parasysh të gjitha përparësitë që përmendëm, tjegulla Tondach Continental Plus me ngjyrë të zezë është një zgjidhje ideale për ju.

Për më shumë detaje teknike klikoni në:

Tondach Continental Plus Engoba e zezë

Artikuj të ngjashëm