Zgjidhja e sistemit me tulla Porotherm

Zgjidhja e sistemit me tulla Porotherm Wienerberger
Kompania Wieneberger iu ofron klientëve të vet një program të gjerë të prodhimit të tullave me efikasitet ekonomik dhe energjetik për ndërtimin e mureve për shtëpi familjare, objekte banimi dhe ndërtesa publike.

Ndërtimi i murit me tulla

Me programin prodhues Porotherm,  Wienerberger ofron tulla për çdo përdorim, për të gjitha llojet e mureve dhe konstruksioneve murale siç janë:

  • muret e jashtme dhe të brendshme, që ofrojnë izolim termik
  • muret mbajtës dhe jo mbajtës që ofrojnë izolim nga zhurma
  • muret e qëndrueshme ndaj tërmetit
  • muret e qëndrueshme ndaj zjarrit
  • tavane prej tulle
  • izolimi termik për rinovim me efekasitet energjetik

Ky program prodhues plotësohet me arkitrarët mbi hapjet e dyerve dhe dritareve, blloqe prej argjile speciale ose të modeluara për detaje specifike, me llaç të optimizuar për këtë sistem ndërtimi ose me ngjitësin Dryfix për muraturë, si dhe vegla speciale për shtrimin e tyre të shpejtë, në mënyrë të thjeshtë dhe të sigurt.

Muret e jashtme

Muret e jashtme monolite

Përbëhen vetëm nga një material për ndërtim (përveç suvave dhe llaçit). Në këtë rast, blloku Porotherm prej argjile plotëson kërkesat e izolimit termik, izolimit nga zhurma, mbrojtjes nga zjarri dhe kërkesave statike, kështu që nuk ka nevojë për asnjë izolim tjetër shtesë.

Ky mur masiv prej argjile e ruan nxehtësinë dhe është i përshtatshëm për shpërndarjen e saj, gjë që siguron klimë të brendshme të përshtatshme. Trendi më i ndjekur i shtëpive me kosto të ulët të energjisë dhe i shtëpive pasive, të cilat ndërtohen me ndihmën e mureve të jashtme monolit, realizohet përmes kësaj metode ndërtimi, që është veçanërisht e qëndrueshme edhe për të ardhmen. 

Muri me hapësirë në mes dhe tulla fasade

Ky lloj muri është një prej ndërtimeve më të rëndësishme të mureve nëpër shumë vende evropiane. Përbëhet prej murit mbajtës me blloqe argjile, shtresës së izolimit termik, hapësirës ndërmjetëse për ajrosje dhe fasadat e punuara me tulla fasadash që ofrojnë një vlerë estetike shtesë. Tullat e fasadave prodhohen në të gjitha ngjyrat dhe format, janë shumë të qëndrueshme dhe nuk kanë nevojë për mirëmbajtje.

Muri me hapësirë në mes dhe fasadë të suvatuar

Te këto lloje ndërtimesh të mureve me hapësirë në mes, fasada nuk realizohet me tulla fasade, por me tulla prej argjile Porotherm të holla dhe të suvatuara.

Shpesh, këto dy mure me blloqe argjile ndahen me një shtresë izolimi termik, por zhvillimet e reja tregojnë, se ky lloj muri mund të ndërtohet edhe pa shtresën e izolimit, duke shfrytëzuar bllokun prej argjile për izolim nga ana e jashtme, me çka krijohet një masë më e madhe e nxehtësisë ose me ndihmën e blloqeve të reja dhe të holla Porotherm WDF të mbushura me lesh mineral ose perlit për izolim të brendshëm dhe të jashtëm.

Muri i jashtëm me izolim termik shtesë

Në sipërfaqen e jashtme të murit me tulla argjile Porotherm, vendoset një shtresë plotësuese për izolim termik. Te ndërtimet me izolim plotësues, tullat e argjilës Porotherm marrin jo vetëm funksionet statike, por edhe ato të izolimit nga zhurma dhe të ruajtjes së nxehtësisë.

Muret e brendshme

Muret e brendshme mbajtëse dhe jo-mbajtëse me blloqe Porotherm janë kombinim ideal për mbrojtje optimale nga zjarri dhe për izolim nga zhurmat. Tullat e argjilës paraqesin një bazë kompakte për suvatim, një mundësi të thjeshtë dhe të sigurt për forcim dhe siguri të lartë statike.

Sistemi i ndërtimit të tavanit prej argjile

Sistemi i ndërtimit të tavanit prej argjile krijon kushte ideale për klimë të shëndetshme dhe të përshtatshme në dhomë, çka e bën veçanërisht të përshtatshme për shtëpitë familjare. Këto sisteme ndërtimi mundësojnë një fleksibilitet shumë të madh në planifikim dhe shfrytëzim, falë përbërësve të thjeshtë, që janë “trarët mbështetës dhe tullat që vendosen mes tyre”.

Përparësitë e tjera shtesë të këtij lloj sistemi të ndërtimit janë vetitë e favorshme të bio-ndërtimit falë përbërjes së vogël të betonit dhe armaturës dhe kapaciteteve të tyre optimale për ruajtjen e nxehtësisë, që sigurojnë një klimë të brendshme ideale. Në kombinim me muret e tullës, tavanet nga tulla krijojnë një bazë të rrafshët për suvatim për tërë strukturën e muraturës.

Izolimi termik për sipërfaqet e brendshme dhe të jashtme

Sistemi për izolim termik Porotherm IZO PROFI janë tulla argjile të mbushura me lesh mineral dhe perlit, që janë materiale izoluese natyrore.

Ky sistem është zhvilluar enkas për rinovimin e brendshëm dhe të jashtëm të ndërtesave dhe ofron shumë përparësi, sepse vendoset lehtë, siguron mbrojtje të lartë nga zjarri, është jashtëzakonisht i qëndrueshëm dhe i padëmshëm për mjedisin.

Zgjerimi i sistemit Porotherm

Seria e tullave të argjilës Porotherm me forma të veçanta dhe e arkitrarëve e thjeshtëson punën dhe ofron një mur homogjen me cilësi të lartë me blloqe argjile për të gjitha përdorimet dhe kërkesat teknike, edhe atë nga një përbërës i vetëm.

Artikuj të ngjashëm