Tullat për fasadë

Tullat për fasadë Wienerberger
Mundësitë e dizajnimit të murit të jashtëm të ndërtesës janë të shumta.

Krijimi i efekteve

Tullat e fasadës me pamje të ndryshme mund të gjenden, si në ndërtesat e larta të ndërtuara me blloqe, ashtu edhe në arkitekturën bashkëkohore, ku tullat e fasadës shërbejnë për të arritur efektet e dëshirueshme.

Tullat e pjekura për fasadë janë të forta, të qëndrueshme dhe nuk kanë nevojë për mirëmbajtje shtesë. Ngjyrat e tyre nuk e humbin shkëlqimin, si të gjitha materialet ndërtimore prej argjile. Tullat e fasadës janë ekologjike dhe të qëndrueshme. Jetëgjatësia e tyre është më shumë se 100 vjet. Pothuajse nuk kanë nevojë për mirëmbajtje dhe krahas kësaj, janë edhe jashtëzakonisht ekonomike.

Tullat e fasadës janë nga mjetet më tërheqëse stilistike arkitektonike të përdorura në dizajnimin e fasadave. Çdo tullë fasade është element i atij dizajni dhe mjeti më i përshtatshëm për të shfaqur dëshirat, stilin dhe vizionin e pronarit të ndërtesës – qoftë për rregullime të brendshme apo edhe të jashtme, për shtëpi familjare apo edhe për ndërtesa shumëkatëshe biznesi.

Kompania Wienerberger ofron programe të shumëllojshme prodhimi të tullave për fasada, kopshte, tarraca dhe ambiente të hapura, që shërbejnë si elemente të murit, që krijon identitet. Zgjedhja e pasur e ngjyrave, formave dhe hapësirave, në kombinim me mënyrat e ndryshme të vendosjes së tullave dhe ngjyrave të llaçit, mundësojnë dizajne pa kufi. Më tej, tullat e fasadës e mbrojnë ndërtesën dhe banorët e saj nga të ftohtit, lagështia dhe nxehtësia dhe janë tejet  të qëndrueshme ndaj zjarrit.

Artikuj të ngjashëm