Tulla e lëmuar Porotherm PROFI

Tulla e lëmuar Porotherm PROFI Wienerberger
Cilësia, ekologjia, qëndrueshmëria, siguria dhe efekasiteti energjetik

Krijimi i efekteve

Tullat e fasadës me pamje të ndryshme mund të gjenden, si në ndërtesat e larta të ndërtuara me blloqe, ashtu edhe në arkitekturën bashkëkohore, ku tullat e fasadës shërbejnë për të arritur efektet e dëshirueshme.

Tulla e lëmuar Porotherm Profi është produkt natyror dhe jo i dëmshëm për mjedisin, që me të drejtë mund të quhet si produkti i së ardhmes. Është e lëmuar në mënyrë precize nga të dyja anët e kontrolluar me proces kompjuterik dhe është e punuar me produkte natyrore – argjilë, rërë dhe tallash druri. Pas përdorimit mund të riciklohet 100%.

Me përdorimin e tullave Porotherm PROFI, sigurojmë ndërtim 50% më të shpejtë, 90% më pak konsum llaçi, 30% veti më të mira termike, përdorim minimal të mjeteve dhe pajisjeve dhe një pastërti jashtëzakonisht të lartë në kantierin e ndërtimit.

Për tullat Porotherm PROFI, si mjet lidhës përdoret ngjitësi revolucionar Porotherm Dryfix, ngjitës special, produkt ky që është hedhur në treg paralelisht në vendet e Evropës siç janë Austria, Hungaria, Sllovenia, Italia, Gjermania etj.

Aplikimi i ngjitësit special është shumë i thjeshtë dhe i lehtë. Në këtë mënyrë, sigurohet shpejtësia e jashtëzakonshme e ndërtimit, dhe për shkak të shmangies së “urave të ftohta”, mundësohet mbrojtja maksimale e nxehtësisë. Suvatimi me ngjitësin special Porotherm Dryfix është i mundshëm edhe gjatë dimrit në temperatura deri në – 5̊C, që e zgjat dukshëm periudhën e ndërtimit.

Porotherm PROFI Dryfix ekstra është një sistem ndërtimi i shpërblyer shumë herë nëpër panairet evropiane. Gjithashtu, në paraqitjen e vet premierë në Zagreb, në panairin TEGRA, ka fituar çmimin e cilësisë. Në komisionin për ndarjen e çmimit, kanë marrë pjesë profesorë të shquar të Fakultetit të Ndërtimit dhe Arkitekturës, si dhe ekspertë nga IGH Zagreb dhe HGK.

Ky është çmimi më prestigjioz i cilësisë në Kroaci pikërisht për shkak të ekspertëve që kanë marrë pjesë në vlerësimin e produkteve.

Kompania Wienerberger është prodhues i tullës me kontroll të certifikuar të prodhimit, me të cilën vërtetohet që prodhuesi e ka kryer verifikimin fillestar të llojit të prodhimit, që kryen kontrollin e vazhdueshëm të prodhimit dhe që instituti i autorizuar IGH d.d. ka bërë inspektimin fillestar të kompanisë dhe të prodhimit, dhe kryen inspektimin e vazhdueshëm dhe vlerësimin e fabrikës, ku realizohet procesi i prodhimit.

Artikuj të ngjashëm