Tjegullat e argjilës

Tjegullat e argjilës ofrojnë shumë mundësi Tondach Wienerberger
Për shumë njerëz çatia nënkupton ndjenjën e sigurisë dhe sharmit. Me të vërtetë, ajo është elementi më i dukshëm dhe është mbrojtësja e ndërtesës.

Tjegullat e argjilës ofrojnë shumë mundësi

Tjegullat e argjilës e mbrojnë ndërtesën, ofrojnë mundësinë e shprehjes së identitetit krahinor dhe pasurisë kulturore. Ato janë estetike dhe të qëndrueshme. Tjegullat tona të argjilës plotësojnë kërkesat e ndërtimit bashkëkohor të shtëpive, përpunohen dhe finalizohen në ngjyra rezistuese ndaj rrezeve UV.

Tjegullat e argjilës shfrytëzohen për shtëpi familjare dhe banesa, objekte biznesi dhe industriale, si dhe për rinovim. Nuk është me rëndësi, se a duhet të jetë çatia dy ujëse, çati e rrafshët, çati katër ujëse ose çatia në formë shale, pasi të gjitha format e çative mund të realizohen dhe mund të arrihet çdo efekt që dëshirohet - që nga ai bashkëkohori deri tek ai tradicionali dhe nga klasiku deri tek ai më ekstravaganti.

Çatia me dy kënde është pasuri kulturore në shumë pjesë të Evropës, është pjesë përbërëse e kulturës ndërtimore dhe histori arkitektonike. Çatitë janë pasqyrim i metodës së ndërtimit, teknologjisë së arkitekturës dhe ndërtimtarisë në disa dhjetëvjeçarë.

Megjithatë çatitë me dy kënde janë më shumë se vetë shenja dhe shprehja e traditës. Për shkak të karakteristikave të veta, ato plotësojnë funksionet kyçe në ndërtimin dhe rinovimin e ndërtesave. Qëllimi i rinovimit të çdo çatie është ruajtja e pamjes fillestare, e cila nuk ia vlen të ndryshohet dhe gjithashtu arritja e standardeve të tanishme.

Ne, me produktet tona, realizojmë mbresa pamore të çative moderne të përjetshme bashkë me efektshmërinë e njohur të argjilës natyrore. Joshja e këtij materiali, në kombinim me elementet e tjera pamore, qëndron në finesën e saj, simetrinë, elegancën natyrore, përshtatshmërinë ndaj njeriut dhe përsosmërinë e përjetshme. Kjo linjë prodhimi fillon nga tjegullat e sheshta bashkëkohore me të veshura me shtresë “engoba” deri te tjegullat e sheshta të kuqe, të cilat janë përdorur prej shekujsh.

Artikuj të ngjashëm