Terca klinker – tulla për qëllime të ndryshme

Wienerberger Terca klinker – tulla për qëllime të ndryshme
Klinker është tullë që shërben për ndërtimin e mureve me tulla fasade me rezistencë të lartë ndaj lëndëve kimike dhe ngrirjes në muret me nivel të lartë presioni dhe në ato të përforcuara me tulla.

Muret e jashtme

Për dhjetëvjeçarë me radhë në vendet evropiane, muri me dy shtresa është një nga ndërtimet më të rëndësishme të fasadës.

Ndarja e funksionit në tre shtresa me detyra të ndryshme, mundëson përdorim të përgjithshëm të cilësive të dalluara të materialit nga argjila e pjekur. Mënyra dyshtresore e ndërtimit mundet nga njëra anë t’i përmbushë kërkesat statike dhe fizike të ndërtimit, ndërsa megjithatë nga ana tjetër, arkitekti ka hapësirë të mjaftueshme për zbukurimin arkitektonik. Përderisa shfaqet nevoja për kursim të energjisë, gjatë viteve të fundit janë vështirësuar qartë kërkesat për mbrojtjen termike të ndërtesave, e sigurisht edhe karakteristikat e izolimit termik të mureve të jashtme. Prandaj, tani edhe në Kroaci, mënyra dyshtresore e ndërtimit ka përdorim më të lartë në krahasim me tradicionalen, mënyra monolite apo njështresore e ndërtimit.

Muret e brendshme

Muret strukturore me tullat TERCA klinker kanë kryesisht funksion strukturor. Ato janë në pjesën e jashtme të mbrojtura nga ndikimet kohore dhe janë të ekspozuara vetëm ndaj ndryshimeve shumë të vogla të temperaturave. Përveç kësaj, muret strukturore me tulla klinker shërbejnë për të arritur dhe për të ruajtur një klimë të favorshme dhe të pandryshuar në banesë.

Me izolim të mirë kundër zhurmës, para së gjithash veçohen edhe me aftësinë e akumulimit të nxehtësisë dhe me rezistencë të vogël të difuzionit të avullit të ujit, me çka mundësohet banim i shëndetshëm dhe klimë e rehatshme. Për këtë shkak rekomandohet që muret strukturore të tullave me trashësi më së paku 20 cm edhe atë të tullave klinker me zbrazëtira vertikale, që kanë veti të favorshme sa i përket izolimit kundër zhurmës.

Terca klinker për zbukurim të oxhaqeve

Tullat TERCA janë prodhim i llojit special të argjilës së ngjyrosur, e pjekur në temperaturë prej 1100°C. Pas kësaj lind një material i fortë dhe i qëndrueshëm ndaj ngarkesave kimike dhe fizike. Për shkak të nuancave nëpër shtresat e argjilës klinker paraqitet llojllojshmëria e ngjyrave, që i jep një bukuri të thjeshtë dhe të njohur. Ato shpesh përdoren për rregullimin e bodrumeve të verërave, kopshteve, oxhaqeve, furrave të bukës etj.

Për veshje të oxhaqeve mund të zgjidhni tullat TERCA me një sipërfaqe të ashpër, të ashpër antike, të lëmuar, të lëmuar me zgavra të mëdha, me vijëza, vijëza antike dhe vijëza me reliev.

Tulla TERCA klinker vjen edhe në nuanca të ndryshme ngjyrash, me çka hapen mundësi të panumërta kombinimi për rregullime të brendshme, qoftë si shtresë mbyllëse për oxhak ose për zbukurim të brendshëm të hapësirave të mureve. Për shkak të pamjes natyrore dhe ngjyrave të rehatshme, kjo tullë i jep një ndjenjë të ngrohtë veshjes së brendshme.

Artikuj të ngjashëm