Regjistri i ndërtimit

Wienerberger Regjistri i ndërtimit
Në regjistrin e ndërtimit futen të dhënat e sakta lidhur me ndryshimet dhe sasitë e punimeve të kryera sipas zërave përkatës nga fatura. Ajo futet në regjistër dhe shërben si dëshmi (dokument) për llogaritjen dhe pagesën e punimeve.

Bëjmë faturën e produkteve Porotherm për ju

  • Ndërtuesi obligohet me mbajtjen e regjistrit të ndërtimit.
  • Regjistri i ndërtimit do të mbahet në një kopje të vetme, me qëllim që çdo zë i përllogaritjes së shpenzimeve të ketë listën e vet identifikuese.
  • Pas mbylljes së përllogaritjes përfundimtare, ndërtuesi ia dorëzon regjistrin e ndërtimit klientit.
  • Të dhënat për regjistrin e ndërtimit mblidhen nga inxhinieri mbikëqyrës dhe administratorët e punimeve, ndërtuesi dhe në fund të muajit regjistrohen sasitë e punimeve të kryera në atë muaj me vërtetimet e sasive dhe nënshkruajnë për besueshmërinë e këtyre të dhënave.
  • Të gjitha sasitë e radhitura në regjistrin e ndërtimit, të cilat nuk mund të kontrollohen më vonë dhe janë vërtetuar nga inxhinieri mbikëqyrës, konsiderohen si sasi përfundimtare.
  • Nëse është e nevojshme, në regjistrat e ndërtimit hartohen edhe skicat përkatëse.
  • Të gjitha përmirësimet në regjistrin e ndërtimit duhet të nënshkruhen në të dyja palët.

Artikuj të ngjashëm