Koramic

Përse tjegullat e argjilës Tondach

Ndërtuesit e çative mund të përdorin në mënyrë të sigurt dhe të besueshme tjegullat e kompanisë Wienerberger, që japin zgjidhje të orientuara drejt praktikës.

Tjegullat e argjilës mund të përdoren:

  • për shtëpi familjare, ndërtesa banimi dhe ndërtesa tregtare dhe publike;
  • për çatitë 2 ujëse dhe çatitë e sheshta të pjerrëta; pjerrësia mund të zgjidhet në varësi të klimës së vendit, në mënyrë që të arrihet mbrojtja më e mirë nga shiu, bora dhe era;
  • si veshje për fasada;
  • për projektet e ndërtimeve të reja dhe të rinovimeve;
  • për ndërtesat historike dhe shtëpitë bashkëkohore të banimit.

33 vjet garancion dhe kënaqësi për tërë jetën

Argjila është e vjetër me mijëra vjet. Ajo është veçanërisht e qëndrueshme dhe rezistuese ndaj ndikimeve mjedisore. Tjegulla Tondach është e pjekur në temperaturë mbi 1.000°C dhe sipërfaqja e saj është trajtuar në mënyrë të posaçme, ashtu që çdo tjegull t’i rezistojë të gjitha kushteve të motit. Duke filluar nga pjerrësia 13°, Tondach është çatia më e mirë për çdo shtëpi.

Në kohën më të shkurtër deri te çatia e re!

Rinovimi i çatisë mund të bëhet shumë thjesht dhe shpejt. Përse të shpenzoni më tepër para se sa është e nevojshme? Tjegulla Tondach mund të dorëzohet në afatin më të shkurtër! Ndërtuesi juaj i çatisë Tondach është i kënaqur t’ju këshillojë dhe ta punojë çatinë tuaj të re.

Përfitoni nga përparësitë:

  • 33 vjet garanci
  • siguri pa nevojën e mirëmbajtjes së përhershme
  • vlerë e qëndrueshme për breza me radhë
  • produkt miqësor ndaj mjedisit

Në afat prej 33 vjet ju ndërrojm pa pagesë në paritet franko prodhuesi të gjitha tjegullat -Tondach, të cilat dëshmohet se nuk i përmbajnë vetitë e premtuara simbas ÖNORM EN 1304.

Garancioni shtesë ndaj ngricave:

Ne e ofrojmë garancionin shtesë për të gjitha tjegullat Tondach, të cilat kanë dëmtim nga ngrirja, dhe vërtetohet që kanë defekte materiale. Siguria ndaj shiut duhet të jetë e zvogëluar. Në këto 33 vjet, ne marrim përsipër shpenzimet shtesë për riparimin e pullazit, nëse kompania kompetente për rregullimin e pullazeve është e licencuar. Ne rezërvojmë të drejtën pët ta bërë vetë apo përmes një agjenti.

Porosite çertifikatën tuaj personale të garancionit në gbozo@potisje-kanjiza.com

Urban roofers builder standing on roof checking toof tiles wearing hard hat and safety jacket

Keni pyetje rreth nesh ose produkteve tona?

Na kontaktoni dhe do t'ju ndihmojmë!

Mbështetje e personalizuar

Keni nevojë për ndihmë?

Dëshironi një ofertë të personalizuar?

Gjeni një distributor

Gjeni distributorin më të afërt

Abonohuni në 'newsletter'

Mos humbisni të rejat më të fundit nga ne

Artikuj të ngjashëm