Product Texture Plate 16x38 Ecaille Saint-Thomas

Përparësitë dhe përfitimet e tjegullave Wienerberger

Tjegullat Wienerberger bashkojnë traditën natyrore me teknologjinë më të fundit.

Tjegullat e argjilës ofrojnë me të vërtetë përparësi të shumta

  • Tjegullat e argjilës janë një material natyror dhe i bukur me ngjyra që janë të qëndrueshme ndaj rrezeve UV dhe që jetojnë gjatë;
  • Ka një gamë ekskluzive tjegullash argjile në ngjyra të ndryshme (natyrore, të glazuara dhe të engobuara) dhe aksesorë për krijimin e çatisë së përsosur. Teknikat më bashkëkohore të prodhimit na mundësojnë, që çdo produkti t’i japim një pamje, që e dallon prej të tjerave dhe një ndjenjë unike në prekje;
  • Tjegullat e argjilës janë produkte plotësisht natyrore që i plotësojnë të gjitha kërkesat e ndërtimit miqësor ndaj mjedisit në një mënyrë që pak materiale të tjera ndërtimi mund ta bëjnë;
  • Duke i pjekur tjegullat e argjilës në temperatura të larta, ky produkt i pastër natyror arrin një jetëgjatësi prej më shumë se 100 vjet;
  • Nuk ka nevojë për mirëmbajtje – me mbështetjen e teknologjive më të përparuara tjegullat tona ia përmirësojnë cilësinë e jetës kujtdo, që jeton nën mbrojtjen e tyre;
  • Pas rrënimit, tjegullat e argjilës mund të riciklohen - të përdoren përsëri në ciklimin e materialeve – ose mund të depozitohen lehtësisht dhe në mënyrë ekonomike si materiale ndërtimi minerale pa shkaktuar ndotje të mjedisit;
  • Në rast të ndërtimit të shtesave ose restaurimeve, tjegullat e argjilës përshtaten me lehtësi.

Çatia 2 ujëse ofron shumë përparësi

Shtimi i fatkeqësive natyrore, si shkak i ndryshimeve klimatike, paraqet një sfidë për strukturat e ndërtimit. Megjithatë stabiliteti strukturor i çative me dy uje i lejon çatisë që të përballojë pesha të rënda, si për shembull borën.

Përafërsisht, mbështjellëset e ndërtesave janë përgjegjëse për rreth 25% deri 35% të humbjes së përgjithshme të energjisë së ndërtesës. Çatia 2 ujëse e përmirëson ndjeshëm efektin termik të ndërtesës falë ajrosjes natyrore nën shtresën e sipërme të çatisë. Kjo siguron rehati optimale të hapësirave të brendshme, si dimrit ashtu edhe verës.

Për më tepër çatia 2 ujëse siguron rrjedhje të shpejtë të ujit në rast të shirave të shumtë, duke e bërë të panevojshëm kalimin e tubave kullues nëpër ndërtesë dhe duke mundësuar mirëmbajtjen e lehtë të kullimeve. Gjithashtu çatia 2 ujëse është një zgjidhje afatgjate kundër ujit, që reziston mirë edhe ndaj lagështisë dhe bimësisë.

Nga pikëpamja ekonomike, çatia 2 ujëse krijon vlera posaçërisht të mëdha, sepse siguron hapësirë më të madhe për jetesë në krahasim me shtëpitë me çati të drejta me çmime të ngjashme. Në qytetet ku urbanistët e theksojnë nevojën e hapësirës kompakte, rregullimi i papafingove është një mundësi e përsosur për krijimin e hapësirave shtesë për jetesë. Për më tepër rimodelimi i papafingove është më i lirë, sesa ndërtimi i një shtese. Çatia 2 ujëse është zgjidhja ideale për banorët që përkujdesen për mjedisin dhe çmimin: me një ruajtje më të mirë të energjisë në krahasim me çatinë e sheshtë, çatia 2 ujëse ndihmon në kursimin e energjisë. Nga perspektiva e dizajnit, çatia 2 ujëse ofron një gamë të gjerë mundësish për përvoja të jashtëzakonshme jetese.

Duke e përmbledhur, çatia 2 ujëse ofron një kombinim unik të shprehjes kulturore dhe epërsinë teknike, që është dëshmuar në të gjithë Europën për qindra vite.

Urban roofers builder standing on roof checking toof tiles wearing hard hat and safety jacket

Keni pyetje rreth nesh ose produkteve tona?

Na kontaktoni dhe do t'ju ndihmojmë!

Mbështetje e personalizuar

Keni nevojë për ndihmë?

Dëshironi një ofertë të personalizuar?

Gjeni një distributor

Gjeni distributorin më të afërt

Abonohuni në 'newsletter'

Mos humbisni të rejat më të fundit nga ne

Artikuj të ngjashëm