Pyetjet më të shpeshta

Pyetjet më të shpeshta Wienerberger Porotherm
Pyetjet më të shpeshta rreth tullave dhe sistemeve Porotherm

Tulla Porotherm Profi

Çfarë është tulla Porotherm Profi?

Tulla Porotherm Profi është një tullë e lëmuar në mënyrë precize me karakteristika të jashtëzakonshme termike. Ajo është një përzierje e materialeve natyrore si argjilë, rërë dhe tallash, dhe e zhvillimit të teknologjive të përparuara. Prandaj, konsiderohet si një produkt revolucionar në tregun tonë. Si mjet lidhës, përdoret llaçi i hollë dhe Ngjitësi Special Porotherm DRYFIX.

Duke qenë se tulla Porotherm Profi është risi në tregun kroat, cilat janë karakteristikat që e dallojnë atë nga të tjerat?

Së pari, ato kanë veti të shkëlqyera termoizoluese, të cilat mundësojnë që shtëpitë të ftohen më ngadalë gjatë dimrit, kurse gjatë verës të nxehen më ngadalë. Pastaj, lëndët e posaçme për ngjitje apo lidhje aplikohen me mjete të posaçme, përdorimi i të cilave është i thjeshtë, i lehtë dhe i shpejtë. Përveç kësaj, një përfitim shumë i rëndësishëm është kursimi shtesë për investitorët në përdorimin e llaçit, ku për një shtëpi mesatare duhen rreth 10,000 l llaç. Duke përdorur tullën Porotherm Profi për muret mbajtëse të jashtme dhe të brendshme, përfitohet një hapësirë e përsosur dhe pa defekte dhe një vend i pastër ndërtimi.

A mund të ndërtohet në zonën tonë me tulla Porotherm PROFI?

Sistemi Porotherm PROFI u hodh në treg pas testimit të gjerë që kompania Wienerberger e ka kryer në bashkëpunim me IGH Zagreb. Me këtë rast, është testuar forca në shtypje apo mbajtëse e mureve, forca prerëse e murit, si dhe rezistenca e mureve ndaj forcave sizmike.

A mund të ndërtohen shtëpi me energji të ulët me tullat Porotherm PROFI?

Mund të ndërtohen shtëpi me energji të ulët me tullat Porotherm PROFI. Është e rëndësishme që, në fazën ideore, në bashkëpunim me projektuesit, të parashikohen këto gjëra:

  • Analizimi i vendndodhjes, drejtimi dhe forma e shtëpisë; të zbatohen të gjitha standardet e aplikueshme (izolimi termik, izolimi i zhurmës, ...).
  • Përcaktimi i zgjidhjeve të strukturës.
  • Shfrytëzimi i ngrohjes nga dielli dhe mbrojtja nga rrezatimi i tepërt i diellit.
  • Shfrytëzimi i sistemeve të efektshmërisë së energjisë për ngrohje, ftohje dhe ajrosje dhe kombinimi i tyre me burime të rinovueshme të energjisë.

Muret Porotherm mundet që të izolohen më tej me llaç termik ose me pllaka izoluese, sepse në këtë mënyrë arrihen kursime shtesë të energjisë dhe kështu arrihet shumë lehtë deri te kufiri i shtëpive të pavarura energjetike, çka është shumë e vështirë të arrihet_duke përdorur tullën klasike.

Çfarë lidhësish përdoren për suvatim me tullën Porotherm PROFI?

Në sistemin e ndërtimit Porotherm Profi, mund të përdoren dy lloje lidhësish Porotherm:

  • Ngjitësi Special Porotherm DRYFIX
  • Llaçi i hollë Porotherm me trashësi 1mm

Ngjitësi special Porotherm DRYFIX është një zgjidhje revolucionare që ne e përdorim në vend të llaçit. Bashkimet horizontale ngjiten fort me ngjitësin DRYFIX në tullën e lëmuar. Me këtë mënyrë tejet të shpejtë dhe të thatë me Dryfix për përpunimin e tullës së lëmuar, është e mundur që të suvatohet në temperatura deri në -5°С. Ngjitësi special Porotherm DRYFIX përdoret shumë lehtë dhe është i gatshëm për përdorim në çdo kohë.

Tulla Porotherm S

Tulla Porotherm S është tullë poroze e krijuar me zhvillimin e teknologjisë së prodhimit të blloqeve të tullave. Në procesin e prodhimit të këtyre tullave, përveç argjilës përdoret edhe rëra dhe tallashi. Kjo bën që tullat të ketë peshë specifike dukshëm më të ulët sesa tullat tradicionale. Vetitë termike të tullave Porotherm S mundësojnë përshtatjen e lehtë të saj me rregulloret termike, kurse zvogëlimi i peshës specifike bën që të prodhohen më shumë blloqe për ndërtim.

Bashkimet vertikale mes tullave Porotherm S duhet të mbulohen plotësisht me llaç në lartësinë e plotë të tullës dhe në gjerësinë e plotë të xhepit të llaçit. Elementet e murit vendosen njëri pas tjetrit nëpër kanalet puthitës.

Cilat janë karakteristikat kryesore të tullës POROTHERM S?
  • izolim termik
  • izolim i zhurmës
  • mbrojtje nga zjarri
  • qëndrueshmëri statike
  • banim i shëndetshëm
  • hermetike
  • ekonomike
  • afatgjatë
  • ekologjike
  • mbrojtje nga tërmeti
  • sistem gjithëpërfshirës

Sistemi Porotherm

Çfarë nënkupton sisitemi Porotherm?

Kjo nënkupton që nën emrin Porotherm ka:

  • elemente për muret mbajtëse
  • elemente për muret ndarëse
  • arkitrarë
  • elemente për sistemin e tavanit
Si të ndërtojmë me muret mbajtëse Porotherm?

Tullat e mureve mbajtëse Porotherm vijnë me trashësi elementesh 50, 44, 38, 30 dhe 25 cm. Tullat Porotherm kërkojnë montim të saktë në muraturë. Është më mirë të mbivendosen elementet e rreshtit tek me 50% mbi elementet e rreshtit çift.

Lartësia e murit duhet të kontrollohet me një ristelë ku janë shënuar vlerat e lartësisë së fugave- 25 cm dhe nivelimi të bëhet me një çekiç gome. Fuga anësore duhet të kontrollohet me një ristelë të shënuar për fugën anësore - 12.5 cm.

Për ndërtimin e këndeve, rekomandojmë kënde betoni që përdoren në vend të kallëpit gjatë betonimit të armaturës vertikale. Para betonimit vertikal të shtyllave lidhëse vertikale, duhet që pjesa e poshtme të pastrohet nga llaçi. Me qëllim shmangien e urave termike, është i nevojshëm izolimi i mëtejshëm i elementit vertikal të armaturës. Një zgjidhje është vendosja e elementit për izolim termik me një element ndërprerës vertikal, kurse nga ana e jashtme tullat suvatohen me Porotherm 8. Për një lidhje më të mirë të mureve në këndeve dhe për fiksimin e veshjes, rekomandojmë përforcim me shufra 1 Ø 6 mm në çdo të dytin rresht horizontal.

Si lidhen muret e jashtme dhe të brendshme mbajtëse e Porotherm?

Muret e jashtme dhe të brendshme POROTHERM duhet të jetë të forta, me qëllim që të lejojnë që forca të transmetohet përmes lidhjes solide dhe ta bëjnë strukturën që të funksionojë si një sistem hapësinor. Kjo lidhje e fortë realizohet në këtë mënyrë: në murin mbajtës duhet të bëhet një ndërprerje që të sigurohet lidhja mes mureve mbajtëse të të dyja drejtimeve vertikale. Ndërprerjet mbushen me llaç ku vendosen elemente vertikale. Madhësia e ndërprerjes varet nga materiali i murit. Nëse muri është me tulla, atëherë ndërprerja duhet të jetë të paktën 5 cm.

Si bëhet ndërtimi i mureve ndarëse  Porotherm?

Tullat Porotherm për muret ndarëse janë pjesë e sistemit të ndërtimit Porotherm dhe janë tërësisht të përputhshme me të. Ato dallohen nga përmasat e mëdha dhe sistemi i kapjes për ndërtim të thjeshtë. Muret ndërtohen me tulla poroze janë më të lehta krahasuar me tullat tradicionale.

Tullat Porotherm kërkojnë montim të saktë në muraturë. Saktësia e jashtëzakonshme e sipërfaqes i bën elementet e murit Porotherm një zgjedhje të mirë për muret ndarëse, pasi e zvogëlojnë përdorimin e suvasë në procesin përfundimtar. Kur suvatimi bëhet me lidhësin Porotherm në drejtim vertikal, përftojmë një lidhje të thatë falë sistemit të kapjes (mashkull+femër).  Duke vepruar kështu, largësia mes elementeve të mureve nuk duhet të jetë më e madhe se 5 mm.

Si realizohet lidhja e mureve mbajtëse dhe ndarëse Porotherm?

Lidhja e mureve mbajtëse dhe ndarëse Porotherm mund të bëhet edhe pa gërryerjen pasuese të strukturës së murit mbajtës. Në këtë rast, lidhja realizohet duke përdorur  metale ose  shufra me Ø 8 mm varësisht prej materialit të murit mbajtës. Një lidhje ose shufër metali vendoset në çdo fugë të dytë të llaçit gjatë ndërtimit të murit me tulla. Shufra ose lidhja metalike montohet në vendin e projektuar për vendosjen e murit ndarës dhe fiksohet me llaç në drejtim horizontal të murit ndarës. Fiksojeni shufrën e metalit në formë L me një vidë të përshtatshme dhe vendose në murin mbajtës. Shufra metalike vendoset në çdo të dytën fugë llaçi në murin ndarës.

Çfarë janë arkitrarët Porotherm?

Arkitrarët Porotherm janë të punuar me tulla me vrima horizontale dhe të mbushura me beton, që shërbejnë për të lidhur hapjet në mur. Armatura e arkitraut është e paranderur dhe mikrobetoni (C 40/50) iu përshtatet kërkesave statike.  Arkitrarët prodhohen me gjatësi që shkon nga  0,75 m deri në 3 m. Zgavrat horizontale nën gjatësinë e arkitraut ofrojnë cilësi të mira izolimi termik, duke zvogëluar kështu efektin e urës termike dhe nevojën për izolim shtesë.

Çfarë është tavani Porotherm?

Sistemi i tavanit Porotherm është një ndërtim tavan i gjysmë-montuar me shumë përparësi krahasuar me tavanin klasik. Sistemi i tavanit  përbëhet nga mbushje tavani Porotherm 60 që vendoset mes trarëve mbajtës të parafabrikuar dhe të paranderur dhe pllaka e dyshemesë betonohet në vend, ku betoni mbush hapësirat mes mbushjes së tavanit dhe formon brinjët e tavanit (trarët). Karakteristikat e tavanit Porotherm janë kapaciteti i lartë i ngarkesës, më pak deformime, ulje e sasisë së armaturës, ndërtim më i shpejtë, shpenzime më të vogla transporti, lartësia më e madhe e muraturës (izolim më i mirë termik), izolim më i mirë ndaj zhurmave dhe rezistencë më e mirë ndaj zjarrit, si edhe çmime konkurruese.

A është i nevojshëm përforcimi i sistemit të tavanit Porotherm?

Për shtrirje më të gjata se 3,00 m, është e nevojshme që sistemi i tavanit Porotherm të forcohet me breza betoni përforcuese.

Brezat e betonit formohen mbi jastëkët Porotherm dhe armohen me një gjatësi  armature 4 Ø 10 dhe me shufra Ø 8mm/25cm. Jastëku Porotherm është elementi që e plotëson sistemin Porotherm dhe përdoret në vend të kallëpeve për betonimin e brezave përforcues. Përveç lartësisë, e cila është 10 cm, përmasat e tjera mbesin të pandryshuara si në mbushjet e tavanit Porotherm 60.

Para betonimit të pllakës së dyshemesë, është e nevojshme që shufrat të arrijnë këndin 45°, me qëllim që të mund ta marrin funksionin e tyre të përballimit të forcës prerëse. Për lidhjen mes strukturës së tavanit dhe brezave horizontale, është planifikuar një armaturë përforcuese në perimetër të tavanit, e cila inkastrohet në tavan dhe në brezin perimetral  me 1 Ø 8 mm për çdo shufër. Gjatësia e shufrës që futet në pllakën e dyshmesë së betonit është të paktën 80 cm.

Si funksionojnë përthyerjet e shufrave metalike Porotherm në fazën e ndërtimit?

Trarët  Porotherm kanë nevojë që të mbështeten, me qëllim që, para shtrimit të pllakës së betonit në gjysmën e shtrirjes, të mundësohet përthyerja L/300 e kërkuar. Mbështetja realizohet me një sistem mbështetës të vendosur në një largësi prej 150 cm. Mbështetja duhet të planifikohet ashtu që mbështetësit të vendosen poshtë jastëqeve Porotherm, sepse ato, për shkak se duhet t’i ndajnë funksionet e kallëpit të humbur, kanë më pak kapacitet mbajtës se mbushja e tavanit Porotherm 60. Mbështetja duhet të hiqet kur betoni arrin forcimin e duhur të shtypjes, mirëpo jo më herët se 21 ditë pas betonimit.

Artikuj të ngjashëm