Përse tjegullat e argjilës Tondach

Përse tjegullat e argjilës Tondach Wienerberger
Ndërtuesit e çative mund të përdorin në mënyrë të sigurt dhe të besueshme tjegullat e kompanisë Wienerberger, që japin zgjidhje të orientuara drejt praktikës.

Tjegullat e argjilës mund të përdoren:

  • për shtëpi familjare, ndërtesa banimi dhe ndërtesa tregtare dhe publike,
  • për çatitë 2 ujëse dhe çatitë e sheshta të pjerrëta; pjerrësia mund të zgjidhet në varësi të klimës së vendit, në mënyrë që të arrihet mbrojtja më e mirë nga shiu, bora dhe era,
  • si veshje për fasada,
  • për projektet e ndërtimeve të reja dhe të rinovimeve,
  • për ndërtesat historike dhe shtëpitë bashkëkohore të banimit.

33 vjet garanci

Argjila është e vjetër me mijëra vjet. Ajo është veçanërisht e qëndrueshme dhe rezistuese ndaj ndikimeve mjedisore. Tjegulla TONDACH® është e pjekur në temperaturë mbi 1.000°C dhe sipërfaqja e saj është trajtuar në mënyrë të posaçme, ashtu që çdo tjegull t’i rezistojë të gjitha kushteve të motit. Duke filluar nga pjerrësia 13°, TONDACH ® është çatia më e mirë për çdo shtëpi.

Në kohën më të shkurtër deri te çatia e re!

Rinovimi i çatisë mund të bëhet shumë thjesht dhe shpejt. Përse të shpenzoni më tepër para se sa është e nevojshme? Tjegulla TONDACH® mund të dorëzohet në afatin më të shkurtër! Ndërtuesi juaj i çatisë TONDACH® është i kënaqur t’ju këshillojë dhe ta punojë çatinë tuaj të re.

Përfitoni nga përparësitë:
  • 33 vjet garanci
  • siguri pa nevojën e mirëmbajtjes së përhershme
  • vlerë e qëndrueshme për breza me radhë
  • produkt miqësor ndaj mjedisit

TONDACH® bukuri natyrale & pullaze të qëndrueshme

Tondach ofron zgjidhje të shumta për pullaze te ndërtimet e reja dhe renovimet. Këtu ju keni një pasqyrë të zgjidhjeve të sigurta dhe origjinale të sistemit.

www.tondach.al

Artikuj të ngjashëm