Përparësitë dhe përfitimet e tjegullave Wienerberger

Përparësitë dhe përfitimet e tjegullave Wienerberger
Tjegullat Wienerberger bashkojnë traditën natyrore me teknologjinë më të fundit.

Tjegullat e argjilës ofrojnë me të vërtetë përparësi të shumta

  • Tjegullat e argjilës janë një material natyror dhe i bukur me ngjyra që janë të qëndrueshme ndaj rrezeve UV dhe që jetojnë gjatë.
  • Ka një gamë ekskluzive tjegullash argjile në ngjyra të ndryshme (natyrore, të glazuara dhe të engobuara) dhe aksesorë për krijimin e çatisë së përsosur. Teknikat më bashkëkohore të prodhimit na mundësojnë, që çdo produkti t’i japim një pamje, që e dallon prej të tjerave dhe një ndjenjë unike në prekje.
  • Tjegullat e argjilës janë produkte plotësisht natyrore që i plotësojnë të gjitha kërkesat e ndërtimit miqësor ndaj mjedisit në një mënyrë që pak materiale të tjera ndërtimi mund ta bëjnë.
  • Duke i pjekur tjegullat e argjilës në temperatura të larta, ky produkt i pastër natyror arrin një jetëgjatësi prej më shumë se 100 vjet
  • Nuk ka nevojë për mirëmbajtje – me mbështetjen e teknologjive më të përparuara tjegullat tona ia përmirësojnë cilësinë e jetës kujtdo, që jeton nën mbrojtjen e tyre.
  • Pas rrënimit, tjegullat e argjilës mund të riciklohen - të përdoren përsëri në ciklimin e materialeve – ose mund të depozitohen lehtësisht dhe në mënyrë ekonomike si materiale ndërtimi minerale pa shkaktuar ndotje të mjedisit.
  • Në rast të ndërtimit të shtesave ose restaurimeve, tjegullat e argjilës përshtaten me lehtësi.

Çatia 2 ujëse ofron shumë përparësi

Shtimi i fatkeqësive natyrore, si shkak i ndryshimeve klimatike, paraqet një sfidë për strukturat e ndërtimit. Megjithatë stabiliteti strukturor i çative me dy uje i lejon çatisë që të përballojë pesha të rënda, si për shembull borën.

Përafërsisht, mbështjellëset e ndërtesave janë përgjegjëse për rreth 25% deri 35% të humbjes së përgjithshme të energjisë së ndërtesës. Çatia 2 ujëse e përmirëson ndjeshëm efektin termik të ndërtesës falë ajrosjes natyrore nën shtresën e sipërme të çatisë. Kjo siguron rehati optimale të hapësirave të brendshme, si dimrit ashtu edhe verës.

Për më tepër çatia 2 ujëse siguron rrjedhje të shpejtë të ujit në rast të shirave të shumtë, duke e bërë të panevojshëm kalimin e tubave kullues nëpër ndërtesë dhe duke mundësuar mirëmbajtjen e lehtë të kullimeve. Gjithashtu çatia 2 ujëse është një zgjidhje afatgjate kundër ujit, që reziston mirë edhe ndaj lagështisë dhe bimësisë.

Nga pikëpamja ekonomike, çatia 2 ujëse krijon vlera posaçërisht të mëdha, sepse siguron hapësirë më të madhe për jetesë në krahasim me shtëpitë me çati të drejta me çmime të ngjashme. Në qytetet ku urbanistët e theksojnë nevojën e hapësirës kompakte, rregullimi i papafingove është një mundësi e përsosur për krijimin e hapësirave shtesë për jetesë. Për më tepër rimodelimi i papafingove është më i lirë, sesa ndërtimi i një shtese. Çatia 2 ujëse është zgjidhja ideale për banorët që përkujdesen për mjedisin dhe çmimin: me një ruajtje më të mirë të energjisë në krahasim me çatinë e sheshtë, çatia 2 ujëse ndihmon në kursimin e energjisë. Nga perspektiva e dizajnit, çatia 2 ujëse ofron një gamë të gjerë mundësish për përvoja të jashtëzakonshme jetese.

Duke e përmbledhur, çatia 2 ujëse ofron një kombinim unik të shprehjes kulturore dhe epërsinë teknike, që është dëshmuar në të gjithë Europën për qindra vite.

TONDACH® bukuri natyrale & pullaze të qëndrueshme

Tondach ofron zgjidhje të shumta për pullaze te ndërtimet e reja dhe renovimet. Këtu ju keni një pasqyrë të zgjidhjeve të sigurta dhe origjinale të sistemit.

www.tondach.al

Artikuj të ngjashëm