Përgatitja e lidhjes tip-T me ngjitës extra DryFix dhe tulla Porotherm Profi

Përgatitja e lidhjes tip-T me ngjitës extra DryFix dhe tulla Porotherm Profi Wienerberger
Zgjidhja më e mirë për një zbatim të cilësisë së lartë dhe ekonomik të lidhjes T me muret Porotherm PROFI

LIDHJA E MUREVE MBAJTËSE DHE NDARËSE

Kur bëhet lidhja me murin ndarës me kënd 90°, është e nevojshme që edhe nyjet vertikale të mbushen me llaç ose me shiritit izolues.

Ka dy mënyra për krijimin e lidhjes mes murit mbajtës dhe atij ndarës:

  • lidhja e dhëmbëzuar
  • lidhja e hapur

LIDHJA E DHËMBËZUAR

  • Në murin mbajtës, është e nevojshme të krijohet një hapësirë e thelluar, me qëllim që të sigurohet lidhja mes murit mbajtës dhe atij ndarës. Hapësira e thelluar mbushet me llaç, ku vendosen elementet e murit ndarës. Madhësia e thellimit të hapësirës varet nga materiali i murit mbajtës.
  • Për një lidhje në mur mbajtës prej betoni, është e nevojshme që thellimi të bëhet në murin mbajtës me të paktën 2 cm dhe gjerësia e thellimit 2 cm më shumë se trashësia e bllokut të murit ndarës.
  • Për një lidhje në mur mbajtës prej tulle, duhet të bëhet i njëjti thellim me të paktën 5 cm dhe 2 cm më i gjerë se trashësia e bllokut të murit ndarës.

LIDHJA E HAPUR

  • Lidhja murit mbajtës dhe atij jo mbajtës mund të realizohet edhe pa nevojën e hapësirës së thelluar në murin mbajtës.
  • Në këtë rast, lidhja realizohet duke përdorur një shufër metalike varësisht prej materialit të murit mbajtës.
  • Shufra metalike vendoset në çdo të dytën puthitje horizontale gjatë kohës së ndërtimit të murit mbajtës me tulla.
  • Kurse gjatë ndërtimit të murit ndarës, shufra fiksohet me llaç në shtresën horizontale të llaçit në murin ndarës.

Në fotografitë vijuese tregohet rendi i lidhjes T me tulla Porotherm PROFI dhe DRYFIX.extra.

Artikuj të ngjashëm