Përdorimi i ngjitësit Porotherm DryFix.extra

Përdorimi i ngjitësit Porotherm DryFix.extra Wienerberger
Porotherm DRYFIX.extra është një ngjitës një-komponent që përdoret ekskluzivisht për ngjitjen e tullave Porotherm PROFI

Mënyra e përdorimit të ngjitësit DRYFIX.extra

Tundeni të paktën 20 herë para përdorimit. Futeni dozën në pistoletën e ngjitjes duke e shtypur (jo shumë fort). Hiqni kapakun e dozimit dhe pastaj shtypeni dorezën (për të mbushur tubin e pistoletës) për të paktën 2 sekonda për ta nxjerrë ngjitësin nga pistoleta.

Pistoleta e ngjitjes tani është gati për përdorim (mbajeni të ngritur lart). Nivelin e nxjerrjes së ngjitësit e rregulloni me anë të dorezës, kurse me vidën e dozimit mund ta kufizoni sasinë e daljes së ngjitësit. Shtroni dy shtresa ngjitësi me një diametër afërsisht 2 cm në nivelin e sipërfaqes ose më pas në tullë, paralele njëra me tjetrën dhe në një largësi prej 5 cm nga buzët e jashtme dhe të brendshme të tullës.

Tullat duhet të filloni t’i vendosni (të bashkoni kanalet mashkull dhe femër) para se ngjitësi të fillojë të krijojë filmin e hollë, p.sh. rreth tre minuta pas vendosjes së ngjitësit. Tullat e vendosura nuk duhet të hiqen ose të lëvizen, pasi pastaj duhet ta vendosni nga e para të gjithë sasinë e ngjitësit (dy shtresa paralele).

Pastrues për pistoletën e ngjitjes

Hidhni në pistoletë tretësirën për pastrimin e ngjitësit prej poliuretani dhe shpëlajeni mirë (pastruesi duhet të qëndrojë aty për 5 minuta e pastaj shpëlajeni pistoletën sërish).

Artikuj të ngjashëm