Misioni ynë

Misioni ynë Wienerberger
Qëllimi ynë është krijimi i produkteve natyrore me vlerë të gjatë. Ne dorëzojmë materiale të qëndrueshme ndërtimi, dhe zgjidhje infrastrukture për një cilësi më të mirë jete, dhe që i përmbushim objektivat tona lidhur me kriteret mjedisore, sociale dhe financiare.

Cilësia e jetës dhe siguria për klientët tanë janë qëllimi ynë

Qëllimi ynë është krijimi i produkteve natyrore me vlerë të gjatë: cilësia e jetës dhe siguria për  klientët tanë, një investim solid për aksionerët dhe një vend tërheqës pune për bashkëpunëtorët. Duke e marrë seriozisht rolin e anëtarit në një shoqëri me përgjegjësi të ndërgjegjshme dhe duke i drejtuar veprimet tona ndaj aspekteve ekonomike, sociale dhe ekologjike – ne do të vazhdojmë të jemi të suksesshëm edhe në të ardhmen.

Përqendrohemi në ato fusha, ku jemi më të mirët

Thelbi i biznesit tonë është prodhimi i tullave, cilësia dhe efektshmëria e kostos së të cilave mund të dëshmohen gjithmonë. Ndërtimi i tullave përfaqëson një investim me efektshmëri kostoje të lartë dhe të orientuar nga ekologjia për të ardhmen. Ne përpiqemi për zhvillimin e vazhdueshëm të produkteve, që e racionalizojnë konsumin e energjisë me përdorimin e teknologjive, që nuk ndikojnë negativisht në mjedis.

Ne ndërtojmë të ardhmen tonë mbi një themel të fortë të përvojës dhe njohurive, të cilat bazohen në traditën shumëvjeçare të kompanisë. Suksesi ynë qëndron te punonjësit tanë, të cilët sillen dhe veprojnë si sipërmarrës. Ne ndjekim një zhvillim të qëndrueshëm, me orientim afatgjatë dhe iu përgjigjemi në mënyrë dinamike sfidave të mjedisit. Ne jemi të lidhur fort me natyrën dhe prodhimet e qëndrueshme, por jemi të hapur edhe ndaj njohurive të reja dhe zhvillimit të zgjidhjeve të reja. Ne jemi një ndërmarrje shumë-kulturore, kultivojnë marrëdhënie dhe përfitojnë nga sinergjitë e rrjetit tonë. Ne e vëmë gjithmonë njeriun në qendër të veprimtarive tona.

Motoja jonë është zhvillimi i qëndrueshëm

Motoja jonë është zhvillimi i qëndrueshëm dhe veprimtaritë tona për dhjetëvjeçarë të tërë i kemi orientuar drejt kritereve mjedisore, ekonomike dhe sociale. Duke nënshkruar Marrëveshjen Globale të OKB-së në vitin 2003, ne e kemi pranuar zyrtarisht përgjegjësinë sociale të korporatave: që ta mbështesim në mënyrë aktive sjelljen etike të kompanisë dhe të kujdesemi për zbatimin e dhjetë parimeve themelore të Marrëveshjes së OKB-së për “Good Corporate Citezenship” në kompaninë tonë.

Artikuj të ngjashëm