Mbrojtja e të dhënave tuaja

Wienerberger Mbrojtja e të dhënave tuaja
Mbrojtja e të dhënave dhe privatësisë suaj është e rëndësishme për kompaninë Wienerberger dhe kjo është arsyeja, se pse ne kujdesemi gjithmonë për atë gjatë biznesit tonë. Në këtë deklaratë, ne do t'ju informojmë se çfarë të dhënash, që i ka kompania Wienerberger, mund të gjenden në faqen tonë të internetit dhe për çfarë qëllimi mund të përdoren.

1. Baza e të dhënave të përdoruesve

Nëse ju regjistroheni në faqen e internetit të kompanisë Wienerberger ose porositni një nga materialet tona promovuese, ne i ruajmë informacionet që ju i jepni për veten tuaj, të tilla si emri, e-maili, adresa juaj ose adresa e kompanisë suaj. Kryesisht, ne i përdorim këto informacione për t’ju ofruar shërbimet tona dhe për t’ju dërguar materialet informuese që i keni kërkuar. Nëse jeni dakord, ne do t’i përdorim të dhënat tuaja personale për t’ju dërguar, me postë ose me e-mail, informacione interesante nga grupi Wienerberger.

Sigurisht, ju gjithmonë mund t’i tërhiqni të dhënat tuaja, duke dërguar një e-mail ose mesazh, ku tregoni se nuk dëshironi më të merrni informacione mbi kompaninë Wienerberger, në adresën office@wienerberger.com

Keqpërdorimi i të dhënave personale

2. Keqpërdorimi i të dhënave tuaja  personale

Kompania Wienerberger, në asnjë rrethanë nuk do t’ia kalojë të dhënat tuaja palëve të treta ose të lejojë që palët e treta të hyjnë në të dhënat tuaja. Të dhënat tuaja do të përdoren vetëm brenda organizatave ose kompanive të grupit Wienerberger ose nga palët e treta të autorizuara për kryerjen e reklamave apo detyra të tjera shërbyese. Megjithatë, këto palë të treta nuk mund t’i përdorin të dhënat për nevojat e tyre ose t’i kalojnë te të tjerët.

Të dhënat teknike

3. Të dhënat teknike

Nëse ju vizitoni faqen tonë të internetit, serverët tanë të internetit i regjistrojnë të dhënat e zakonshme teknike që do të jenë anonime dhe do të përdoren, si bazë për hartimin e statistikave, në mënyrë që ne të mund ta përmirësojmë vazhdimisht qasjen në faqet tona të internetit.

4. Lidhjet web

Kjo deklaratë mbi privatësinë vlen vetëm për faqen e internetit të kompanisë Wienerberger dhe jo për kompanitë e tjera, me faqet e internetit të të cilave jemi të lidhura.

Doni të dini më shumë?

Nëse keni më shumë pyetje ose doni të keni më shumë informacione mbi të dhënat e ruajtura, ju lutemi dërgoni një letër ose e-mail te Wienerberger PLC. Ne do të përpiqemi, që t’ju përgjigjemi sa më shpejt që mundemi. Ju lutemi, përdorni formularin "Na kontaktoni" në krye të faqes sonë të internetit.

Artikuj të ngjashëm