Ekologjia

Wienerberger Ekologija
Tulla Wienerberger - një produkt miqësor ndaj mjedisit

Ndërgjegjësimi për rëndësinë e ruajtjes së natyrës për mbijetesën e njerëzimit

Dhjetëvjeçarët e industrializimit intensiv dhe progresit teknologjik kanë lënë një efekt të zgjatur në shtëpinë tonë të përbashkët, planetin Tokë.

Ndotja e mjedisit vërehet kudo. Ujë të pijshëm ka gjithnjë e më pak. Ndryshimet mjedisore janë më dramatike.

Megjithatë ndërgjegjësimi për rëndësinë e ruajtjes së natyrës për mbijetesën e njerëzimit, po i përshkon gradualisht të gjitha strukturat e qytetërimit bashkëkohor.

Ndërgjegjësimi mjedisor Wienerberger dhe produktet organike

Në kompaninë Wienerberger, përpiqemi gjithashtu që ta ndihmojmë ruajtjen e natyrës. Prodhimet tona janë bërë nga materiale krejtësisht natyrore: argjilë, rërë dhe tallash, pa ndonjë aditiv artificial.

Në procesin e prodhimit, ne përdorim gazin si një burim energjie i pranueshëm  për mjedisin. Me përmirësimin e vazhdueshëm të procesit të prodhimit që e ul konsumin e energjisë, ne i ndihmojmë kështu zvogëlimit të ngrohjes globale.

Në fund, pas përfundimit të kohëzgjatjes së produkteve tona, ato mund të riciklohen pa efekte të dëmshme anësore.

Artikuj të ngjashëm