Ditari i ndërtimit

Wienerberger Ditari i ndërtimit
Për ndërtimin e objekteve, p.sh. kur puna kërkon një leje ndërtimi, ndërtuesi është i detyruar që të mbajë një ditar ndërtimi.

Bëjmë faturën e produkteve Porotherm për ju

Ditari i ndërtimit është një dokument me anën e të cilit dëshmohet përkimi me kushtet dhe mënyrën e ndërtimit ose ekzekutimin e disa punimeve sipas kërkesave të projektit kryesor, projektit të ekzekutimit, rregulloreve dhe normave.

Nëse në ndërtim marrin pjesë dy apo më shumë ndërtues, ditarin e ndërtimit e mban ndërtuesi përgjegjës për harmonizimin e punëve, që duhet të kryhen.

Ditari i ndërtimit do të mbahet gjatë ndërtimit të të gjithë ndërtesës, që nga dita e fillimit të punimeve përgatitore deri në ditën e përfundimit të punimeve.

Ditari i ndërtimit ose libri i shënimeve të ndërtimit (në vijim të tekstit do ta quajmë ditari) mbahet nga personi përgjegjës, që udhëheq ndërtimin apo disa punime (si inxhinieri kryesor i punimeve, inxhinieri i punimeve në vendin e ndërtimit dhe menaxheri i punimeve në vendin e ndërtimit).

Personi përgjegjës që udhëheq ndërtimin dhe inxhinieri kryesor mbikëqyrës ose inxhinieri mbikëqyrës nënshkruajnë çdo faqe, duke vërtetuar saktësinë e të dhënave të futura në ditar.

Ditari do të mbahet në formën e librit të lidhur me letër kopje (origjinal dhe kopje), ku kopja mund të shkëputet nga regjistri.

Inxhinieri mbikëqyrës e ruan kopjen e nënshkruar të fletëve të ditarit tek investuesi, ndërsa kopja tjetër mbetet te ndërtuesi. Të dhënat e regjistruara në ditarin e ndërtimit nuk mund të përmirësohen, të ndryshohen apo të plotësohen. Përmirësimet e mundshme, plotësimet apo edhe ndryshimet futen në ditar me një përshkrim të ri.

Në ditarin e ndërtimit, çdo ditë, përshkruhen të dhënat lidhur me:

  • Kushtet dhe mënyrën e kryerjes së punimeve, si edhe të gjitha ato që nuk mund të inspektohen në fazën pasuese (hedhja e themelit dhe shtresat para vazhdimit të punimeve, kallëpet dhe armatura para hedhjes së betonit, veshjet  para ndërtimit të shtresës së sipërme, elementet e murit para suvatimit, instalimet para izolimit, dhe të tjera të ngjashme).
  • Marrjen e mostrave të materialit për ekzaminim.
  • Inspektimet gjatë punimeve të ndërtimit.
  • Rezultatet nga ekspertizat dhe vlerësimet.
  • Ndodhitë e mundshme natyrore dhe aksidentale.
  • Mbërritjen, origjinën dhe cilësinë e materialeve dhe pajisjeve, që janë dorëzuar në vendin e ndërtimit.
  • Pikat e lartësisë, hedhjes etj.
  • Inspektimin e terrenit, kontrollimin e vendit të ndërtimit nga organet inspektuese dhe vlerësimet e tyre.
  • Si dhe me të gjitha punimet e tjera dhe ndodhitë, që ndikojnë në sigurinë dhe cilësinë e punës.

Pastaj, futen të gjitha të dhënat që mund të shërbejnë si dëshmi për llogaritjen e punimeve të kryera, siç janë të dhënat lidhur me:

  • Ndryshimin dhe plotësimin e projektit.
  • Vonesat dhe ndërprerjet e punimeve.
  • Punimet e llogaritura me provë.
  • Punimet e paparashikuara dhe ato që pasojnë prej tyre.
  • Ujërat nëntokësore.
  • Ndryshimet në kushtet e punës.
  • Numri i të punësuarve dhe kualifikimi i tyre.
  • Pajisjet e futura në punë.
  • Ngjitjet dhe gërmimet.
  • Lloji i tokës.
  • Kushtet e ndryshuara të punës dhe të tjera.

Artikuj të ngjashëm