Family situation with guitar in living room

Cilësia e banimit me sistemin Porotherm

Cilësia e banimit - Wienerberger. Në vendimin për blerjen e banesës apo shtëpisë sigurisht që ndikon çmimi për metër katror apo vendndodhja e objektit. Megjithatë, rrallëherë pyesim diçka më shumë për cilësinë e ndërtimit dhe konsumimin e energjisë në shtëpi apo banesë.

Cilësia dhe rehatia e banimit

Shtëpia me izolim të mirë konsumon më pak energji për ngrohje gjatë dimrit dhe për ftohje gjatë verës. Humbja e nxehtësisë dhe konsumimi i energjisë për metër katror shprehet dukshëm në faturat mujore të energjisë elektrike për ngrohje. si dhe në jetëgjatësinë e ndërtesës.

Shtëpia me izolim të mirë ndaj zhurmës ofron banim më cilësor dhe më të rehatshëm.

Produktet Porotherm janë të pranishme prej 10 vjetësh në Kroaci. Për shkak të karakteristikave të tyre termike, si dhe karakteristikave të tjera në treg të materialeve ndërtimore, ato kanë sjellë një revolucion të vërtetë në ndërtim.

Një shtëpi e izoluar mirë është parakusht për një jetë të këndshme

Porotherm
Porotherm

Izolimi termik për kompaninë Wienerberger nuk është hit mode, por një realitet, sepse kompania mund të lavdërohet me rritjen e vet të vazhdueshme, me atë segment përfundimisht të rëndësishëm. Porotherm ofron zgjidhje për klimë ideale në shtëpinë tuaj dhe me të siguron një banim të shëndetshëm.

Izolimi termik

  • Tulla Porotherm zotëron një mbrojtje të jashtëzakonshme termike, duke pasur parasysh mikrostrukturën e saj poroze dhe strukturën e zbrazëtirave.
  • Tullat Porotherm i plotësojnë rregullat teknike për kursimin e energjisë termike, si dhe për ruajtjen e nxehtësisë në ndërtesa.
  • Muret me tulla Porotherm veprojnë si kondicionerë natyrorë: ndryshimet në temperaturë barazohen nëpërmjet mbajtjes dhe çlirimit të nxehtësisë – gjatë dimrit shtëpia juaj mbetet e nxehtë, ndërsa gjatë verës e freskët.

Izolimi kundër zhurmës

  • Muret dhe tavanet nga tullat sigurojnë një banim të rehatshëm, pa zhurmë nga jashtë ose brenda shtëpisë.
  • Muret e jashtme masive me tulla paraqesin izolim të jashtëzakonshëm nga zhurmat me vlerë prej 45 – 55 db.

Ndërtimi i shtëpive të reja - gjithçka fillon prej projektuesit

Ndërtimi i shtëpive të reja
Ndërtimi i shtëpive të reja

Në ndërtimin e shtëpive të reja është me rëndësi, që në fazën e projektimit ideor, në bashkëpunim me projektuesit, të parashihet gjithçka që është e nevojshme për arritjen e cilësisë, për një shtëpi të efektshme me energji optimale.

  • Të analizohet vendndodhja, orientimi dhe forma e shtëpisë.
  • Të përdoret një nivel i lartë i mbrojtjes së nxehtësisë.
  • Të përcaktohet zgjedhja e ndërtimit.
  • Të shfrytëzohen përfitimet e nxehtësisë diellore dhe të sigurohet mbrojtja nga dielli i tepërt.
  • Të shfrytëzohet sistemi efektiv energjetik i ngrohjes, ftohjes dhe ajrosjes dhe të kombinohet me burime të rinovueshme të energjisë.

Blloqet e lëmuara

Blloqet e lëmuara vihen në hapësirën e tyre bartëse dhe në fund punohen me ndihmën e procesit preciz kompjuterik të lëmimit nëpërmjet bluarjes. Kështu, ato mund të vendosen shumë lehtë dhe shpejt, me një saktësi të lartë. Përparësia shtesë është mundësia e shfrytëzimit të shtresës së hollë të llaçit. Përveç kësaj, blloqet e lëmuara të kompanisë Wienerberger kanë karakteristika të larta të izolimit.

Ndërtesa optimale energjitikisht efikase

Karakteristikat e ndërtesës energjetikisht efikase dhe optimale duhet të përfshihen sa më herët në procesin e projektimit, që në fazën e zgjedhjes së idesë, pasi që në këtë mënyrë arrihen rezultatet më cilësore.

Në të kundërt, pasojat janë dëmtimi i konstruksionit, dhe bashkë me të edhe banimi jo i rehatshëm dhe jo i shëndetshëm. Ngrohja e këtyre hapësirave kërkon sasi më të madhe energjie, gjë që shpie në rritjen e çmimit të shfrytëzimit dhe të mirëmbajtjes së hapësirës, si dhe deri në ndotjen e mjedisit. Edhe ndotja e mjedisit ndikon në dëmtimin e ndërtesave dhe në dëmtimin e jetës dhe shëndetit të njeriut.

Përcaktimin e zgjidhjeve konstruktive duhet t’ia lini ekspertëve, në këtë rast arkitektëve!

Sistemi Wienerberger për instalime brenda mureve

Sistemi Wienerberger
Sistemi Wienerberger

Aftësia e lartë e mureve për ta ruajtur nxehtësinë i freskon hapësirat e banimit gjatë verës, ndërkohë që gjatë dimrit i bën mesatarisht të ngrohta. Kjo karakteristikë pozitive tani mund të rregullohet dhe të përforcohet me ndihmën e sistemit Winerberger të instalimit brenda mureve.

Përparësitë e këtij sistemi janë të shumëfishta. Nuk humbet hapësira për vendosjen e radiatorëve, vendosja është e thjeshtë dhe e shpejtë dhe pothuajse nuk mblidhet fare pluhur, gjë që e bën këtë sistem shumë të përshtatshëm për ata që vuajnë nga alergjia. Është ideal për sisteme në temperatura të ulëta, siç janë sistemet e ngrohjes përmes radiatorëve, pompat e ngrohjes dhe energjisë diellore termike. Konsumimi i energjisë për ngrohje mund të zvogëlohet deri në 25%, ndërsa sistemi mund të përdoret edhe për ftohje.

Urban roofers builder standing on roof checking toof tiles wearing hard hat and safety jacket

Keni pyetje rreth nesh ose produkteve tona?

Na kontaktoni dhe do t'ju ndihmojmë!

Mbështetje e personalizuar

Keni nevojë për ndihmë?

Dëshironi një ofertë të personalizuar?

Gjeni një distributor

Gjeni distributorin më të afërt

Abonohuni në 'newsletter'

Mos humbisni të rejat më të fundit nga ne

Artikuj të ngjashëm