Blloqet prej argjile – arritjet tona më të reja

Blloqet prej argjile – arritjet tona më të reja Porotherm Wienerberger
Blloqet e argjilës Porotherm bashkojnë teknologjinë e prodhimit bashkëkohor me kujdesin për mjedisin, duke qenë në një shkallë të lartë përputhshmërie me të.

Përgjegjësia jonë

Si një prodhues ndërkombëtar që prin në prodhimet e qeramikës, mendojmë se përgjegjësia jonë është që të zhvillojmë materiale ndërtimore, që arrijnë t’i përmbushin kërkesat e teknologjisë bashkëkohore të arkitekturës dhe ndërtimit. Bashkë me rinovimin, kemi sjellë edhe stimuj të rinj. Hapësirat e zhvillimit janë mbrojtja e nxehtësisë, izolimi nga zhurma, rezistenca ndaj tërmeteve, përdorimi i thjeshtë dhe qëndrueshmëria.

Blloqet e argjilës me izolim të mbushur

Programi i ri i blloqeve të argjilës të mbushura me lesh mineral ose me perlit, me materiale izoluese natyrore, që sigurojnë izolim termik maksimal të mureve të jashtme. Ato janë veçanërisht të përshtatshme për shtëpi me kosto të ulët energjie dhe shtëpi pasive.

Me këtë zgjidhje të thjeshtë, nuk ka nevojë për asnjë izolim shtesë dhe kjo mundëson ndërtim preciz, të shpejtë dhe të pastër. Përveçse janë të padjegshme, blloqet e argjilës me izolim të mbushur mbrojnë nga rrezatimi dhe janë shumë të qëndrueshëm, e pothuajse nuk kanë aspak nevojë për mirëmbajtje për disa dhjetëvjeçarë.

Rinovimi efektiv energjetik

Sistemi i ri WDF i izolimit termik është ideal për një rinovim efektiv energjetik. Për këtë sistem izolimi, përdoret tulla shumë e hollë dhe e mbushur me lesh mineral ose me perlit, material natyror izolues. Ky sistem izolues i qëndrueshëm është veçanërisht i zhvilluar në renovimin efektiv energjetik  të brendshëm dhe të jashtëm të ndërtesave të ndërtuara më herët. Vendoset thjeshtë dhe lehtë, sidomos kur përdoret si izolim i brendshëm, është ideal për rinovimin e ndërtesave të larta, siguron mbrojtje të lartë nga zjarri dhe është shumë i qëndrueshëm dhe i padëmshëm për mjedisin.

Blloqet e lëmuara

Blloqet e lëmuara vihen në hapësirën e tyre bartëse dhe në fund punohen me ndihmën e procesit preciz kompjuterik të lëmimit nëpërmjet bluarjes. Kështu, ato mund të vendosen shumë lehtë dhe shpejt, me një saktësi të lartë. Përparësia shtesë është mundësia e shfrytëzimit të shtresës së hollë të llaçit. Përveç kësaj, blloqet e lëmuara të kompanisë Wienerberger kanë karakteristika të larta të izolimit.

Dryfix

Ngjitësi i murit Dryfix siguron vendosje të pastër dhe të sigurt të blloqeve të lëmuara, si dhe proces të shpejtë ndërtimi. Kështu, nuk ka më nevojë për llaç. Përparësia tjetër është se blloqet mund të vendosen edhe në temperaturë nën zero.

Sistemi Wienerberger për instalime brenda mureve

Aftësia e lartë e mureve për ta ruajtur nxehtësinë i freskon hapësirat e banimit gjatë verës, ndërkohë që gjatë dimrit i bën mesatarisht të ngrohta. Kjo karakteristikë pozitive tani mund të rregullohet dhe të përforcohet me ndihmën e sistemit Winerberger të instalimit brenda mureve.

Përparësitë e këtij sistemi janë të shumëfishta. Nuk humbet hapësira për vendosjen e radiatorëve, vendosja është e thjeshtë dhe e shpejtë dhe pothuajse nuk mblidhet fare pluhur, gjë që e bën këtë sistem shumë të përshtatshëm për ata që vuajnë nga alergjia. Është ideal për sisteme në temperatura të ulëta, siç janë sistemet e ngrohjes përmes radiatorëve, pompat e ngrohjes dhe energjisë diellore termike. Konsumimi i energjisë për ngrohje mund të zvogëlohet deri në 25%, ndërsa sistemi mund të përdoret edhe për ftohje.

Artikuj të ngjashëm