Politika e privatësisë

Politika e privatësisë
Ruajtja e të dhënave dhe privatësia juaj janë të rëndësishme për Wienerberger dhe për këtë shkak gjithmonë kujdesemi për këtë gjatë punës sonë.

Me këtë deklaratë do t'ju informojmë, se cilat janë të dhënat për Wienerberger që mund t'i gjeni nëpër ueb faqet tona dhe për cilat qëllime ato mund të përdoren.

1. Baza e të dhënave të përdoruesit

Nëse regjistroheni në faqet e Wienerbergerweb-it ose porositni ndonjë prej materialeve tona promovuese, ne do t'i arkivojmë informacionet që na i keni dhënë për veten, siç janë: emri, e-maili, adresa juaj ose adresa e kompanisë tuaj. Të dhënat e grumbulluara i përdorim kryesisht, që t'ju ofrojmë shërbimet tona, ose t'iu dërgojmë materialet promovuese. Nëse pajtoheni, do t'i shfrytëzojmë të dhënat tuaja personale që me anë të postës ose e-mailit t'jua dërgojmë informacionet më interesante për korporatën Wienerberger

Kuptohet, në çdo moment mund ta tërhiqni deklaratën tuaj, duke dërguar një kërkesë me e-mail porosi, në të cilën do të shkruani, se nuk dëshironi më të pranoni informacione rreth Wienerberger-it, në adresën office@wienerberger.com

2. Keqpërdorimi i të dhënave tuaja personale

Wienerberger në asnjë rrethanë nuk do t'ia transmetojë të dhënat personale një pale të treta, ose do t'i ofrojë një pale të tretë qasje në të dhënat personale. Të dhënat tuaja do të përdoren vetëm në mënyrë interne nga ana e organizatave dhe kompanive të tjera nga grupacioni Wienerberger, ose nga ana e palës së tretë të autorizuar për shërbimet e bartjes së reklamave ose shërbime të tjera. Mirëpo, palët e treta të autorizuara nuk mund t'i përdorin të dhënat e fituara për nevojat e veta, as nuk mund t'i transmetojnë më tej.

3. Të dhënat teknike

Nëse e vizitoni ueb faqen tonë, ueb serveri jonë do të shënojë të dhënat e zakonshme teknike, që do të jenë anonime dhe do të përdoren si bazë për statistikën tonë, me qëllim që në vazhdim ta përmirësojmë qasjen nëpër ueb faqet tona.

4. Links

Kjo deklaratë e privatësisë vlen vetëm për faqet Wienerbergerweb dhe jo për firmat e tjera me faqet e të cilave ne lidhemi.
 
Dëshironi të dini më shumë?

Nëse keni pyetje të tjera ose dëshironi më shumë informacione lidhur me të dhënat e arkivuara, ju lutemi që t'i dërgoni një letër ose e-mail Wienerberger PLC. Do të përpiqemi që të përgjigjemi sa më shpejt të jetë e mundur. Ju lutemi që të përdorni kontaktin „Na shkruani“ në majën e faqes tonë.