TONDACH® Continental Plus

Continental Plus NATURA – tjegulla premium në segmentin e ngjyrës natyrale

Continental Plus NATURA është gjenerata e re e tjegullave prej argjile. Ato bëhen me përdorimin e argjilës më cilësore dhe teknologjive të reja për përpunimin e saktë të tyre.

Me shekuj tjegullat prej argjile kanë superioritetin e dëshmuar në raport me të gjitha llojet e mbulimeve të tjera të çative në viset tona. Argjila si material natyror është e dëshmuar si material i shëndetshëm dhe nuk është befasi, se të gjitha tjegullat Tondach janë bartës të shenjës Eko.

Continental Plus NATURA – tjegulla premium në segmentin e ngjyrës natyrale

Continental Plus NATURA është një tjegull natyrore prej argjile me kualitet të lartë. Aplikimi i engobës mbrojtëse në sipërfaqen e tjegullës së thatë me teknologjinë më të fundit, së bashku me pjekjen mbi 1000 gradë celsius, krijon një tërësi të lidhur fort. Me këtë jo vetëm që përmirësohet dukja estetike e çatisë, por duke i mbyllur poret e tjegullës, zvogëlohet thithja e ujit, shpejtohet largimi i reshjeve dhe pengohet mundësia e shfaqjes së myshqeve, duke siguruar një qëndrueshmëri më afatgjatë të tjegullave.

Për pjekjen e tyre përdoret kryesisht gaz natyror si karburant i vetëm ekologjik pa efekt ndotës së mjedisit dhe të vetë produktit. Sipërfaqja e përsosur e tjegullës së punuar me këtë teknologji mund të shihet me sy të lirë dhe karakterizohet nga një saktësi e pashoqe e formës dhe e sipërfaqes së lëmuar.

Çfarë fitoni me blerjen e tjegullave Continental Plus NATURA

- Me përdorimin e tjegullave prej argjile Continental Plus NATURA hapësira juaj e jetës ngrihet në një shkallë më të lartë në të gjitha aspektet, sepse tjegullat prej argjile janë izolatorë të shkëlqyer, e zvogëlojnë ndikimin e zhurmës dhe krijojnë një mjedis të rehatshëm.

- Nëse ju pëlqen ngjyra natyrore e argjilës, Continental Plus NATURA jua ofron mundësinë, që të kënaqeni me të edhe më gjatë sesa me të gjitha tjegullat e tjera prej argjile.

- Tjegullat natyrore prej ARGJILE, me komoditet të pakontestueshëm të të jetuarit të shëndetshëm, sigurojnë harmoni me mjedisin dhe mbartin Shenjën Eko.

- Rezistenca e shtuar ndaj ndikimeve të jashtme ruan ngjyrën natyrale të tjegullës prej argjile gjatë motit të mirë e të lig.

- Fortësia, jetëgjatësia dhe qëndrueshmëria sigurojnë mundësinë që mbi çati të ecet, megjithëse edhe vallëzimi nuk është i ndaluar.

- Vetëm tjegullat prej argjile mundësojnë prodhimin e saktë me kanale të thella puthitëse, duke penguar depërtimin e shiut, borës, ose erës.

- Fqinjë xhelozë :)

Tjegullat Continental Plus NATURA janë TË BUKURA, TË QËNDRUESHME DHE NATYRORE. Përveç kësaj, ato kanë një çmim të volitshëm dhe të përshtatshëm në depot e furnizimit. Zgjidhja ideale për shtëpinë tuaj familjare! Thjesht, kjo është tjegulla PREMIUM në segmentin e ngjyrave natyrale!

Për më shumë detaje teknike, klikoni në:

TONDACH Continental Plus

Artikuj të ngjashëm