Më shumë informacione rreth garës mund të gjeni në Brick Award International.

Promovimi i karakteristikave estetike dhe funksionale të tullave

Ky çmim prestigjioz akordohet prej dhjetë vjetësh dhe përfshin projekte që lënë përshtypje të fuqishme e të gjata në arkitekturë. Duke marrë parasysh, se tullat nënvlerësohen shumë shpesh në arkitekturën moderne, megjithëse ato janë një material i vjetër dhe i qëndrueshëm, në vitin 2004 është ka filluar akordimit e çmimeve Wienerberger Brick Award, me qëllim që të promovohen karakteristikat estetike dhe funksionale të tullës.

Projektet që mund të marrin pjesë në garë

“Brick Award '16”  i jep një theks të veçantë integrimit natyror në mjedis, gjeometrisë dhe karakterit, por edhe kualitetit të ndërtesës dhe ndriçimit.

Janë vlerësuar ndërtesa të reja, të rindërtuara dhe të rinovuara, të cilat janë energjetikisht efikase dhe ekologjikisht të pranueshme. Duhet shpjeguar mënyra, se si këto projekte do të përmirësojnë kualitetin e jetësës, duke pasur një qasje të përgjegjshme dhe të qëndrueshme ndaj arkitekturës. Në kohë të regjistrimit të projektit në konkurs, duhet treguar, se për cilën kategori konkurron objekti.

Përdorimi i materialeve Wienerberger nuk është kusht për pjesëmarrjen në projektin ndërkombëtar “Brick Award '16”.

Juria e vlerësimit do të zgjedh punimet më cilësore

Me anë të garës janë vlerësuar shembujt e zgjidhjeve arkitektonike më cilësore, në të cilat përdoren teknologji në mënyrë inovative dhe të jashtëzakonshme lidhur me tulla për mure, fasada, shtrime, tjegulla dhe produkte të tjera prej argjilës.

Qëllimi i garës ishte zgjedhja e pesë punimeve më të mira nga Kroacia, Sllovenia dhe Bosnjë e Hercegovina, të cilat i ka vlerësuar juria e përbërë nga arkitektë me renome nga Oda Kroate e Arkitektëve, Kuvendi i Arkitektëve i Sllovenisë dhe kompania Wienerberger, që të nominohen për BRICK AWARD '16. 

Kategoritë për nominim

Janë zgjedhur këto kategori brenda të cilave projektet mund të nominohen.

  • Ndërtesat e banimit (familjare dhe shumë banesa)
  • Ndërtesa për përdorim publik – të hapura për përdorim publik, edukativ dhe për qëllim shoqëror
  • Rindërtim – shembuj kreativë dhe inspirues të konvertimit të objekteve
  • Objektet në mjedisin urban – duke ndjekur trendin e urbanizimit dhe të mundësive të kufizuara të zgjerimit hapësinor, projektet e vendosin theksin në qasjet inovuese në të njëjtën kohë duke e respektuar situatën ekzistuese dhe të mjedisit
  • Integrimi i qëndrueshëm – Objektet që janë të integruar në mënyrë të shkëlqyer në mjedis, që përdorin resurse lokale, që janë përgjegjës për shoqërinë dhe me vetëdijesim ekologjik

Zbatimi i konkurrencës

Gara zbatohet në dy nivele – rajonal dhe ndërkombëtar.

Të drejtën e pjesëmarrjes në garë e kanë të gjithë arkitektët, projekti i të cilëve është realizuar në Kroaci, Slloveni, ose në Bosnjë e Hercegovinë.

Artikuj të ngjashëm